Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq emëroi gjeneral brigade Muharem Fazliqin në pozitën e shefit të Drejtorisë për Stërvitje dhe Doktrinë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, bëhet e ditur në faqen e Ministrisë. Fazliq, me dekret të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një vit më parë u gradua në mënyrë të jashtëzakonshme gjeneral brigade, që ishte hera e parë që një pjesëtar i besimit islam mbante atë gradë në Ushtrinë Serbe. Duke kryer funksionin e zëvendëskomandantit të Brigadës së II-të të Ushtrisë Tokësore, Muharem Fazliq mbante gradën kolonel.…
Lexo më shumëRrëfimi i Esat Qollakut: “Nga Kroacia po sillnin armë për UÇK-në, në Durrës na arrestuan dhe na rrahën”
Esat Qollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve Veteranë të Kroacisë, ka rrëfyer për kohën kur kishte ardhur nga Kroacia për të kontribuar në luftën e Kosovës. Ai ka rrëfyer momentin e arrestimit në Shqipëri. Qollaku ka thënë se atë çfarë kanë kërkuar nga Shqipëria nuk e kanë gjetur atë kohë. “Ne kishim nevojë sidomos për hapjen e rrugëve, shtigjeve të reja drejt kufirit tonë apo drejt Kosovës. Kam kërkuar që të më lirojnë nga detyra në Kroaci dhe në Kosovë kam mbërri më 1998. Kroacia më ka dhënë edhe armë…
Lexo më shumëHajrullah Hajdari: Historik i shkurtër i vendosjes së mbaresës sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e hqiptarëve
Shqiptarët në përgjithësi në shtetin e Jugosllavisë e në veçanti shqiptarët në Mal të Zi, që nga dita e okupimit nga Principata e Malit të Zi në vitin 1878, u keqtrajtuan e u torturuan nga pushteti, pushtetarët dhe individë të caktuar si pak kush në Ballkan e gjetiu. Veprimet antiligjore dhe anti njerëzore të pushtetit malazez u bënë pjesë e jetës të shqitarëve. Natyrisht, të gjitha ato veprime ndaj shqiptarëve kishin një qëllim të caktuar që më parë- asimilimin e tyre! Malit të Zi nuk i interesonte integrimi i shqiptarëve në shoqërin malazeze…
Lexo më shumëXhandarmëria serbe demolon dy shtëpi të veteranit të UÇPMB-së
Nën pretekstin e kërkimit të armeve, një numër i madh i pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe kanë bastisur e demoluar dy shtëpi të veteranit të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Nadir Sefedini. Këtij të fundit i është bastisur e demoluar shtëpia në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë. Për këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së. Sipas kësaj organizate, e gjithë kjo po ndodhë për të ngjallë frikë dhe pasiguri te qytetarët në Luginën e Preshevës. “Një numër i madh i xhandarmërisë serbe bastisen dhe hynë në mënyrë…
Lexo më shumëMark Gjonaj donacion shkollës fillore në Katërkollë
Asembleisti i shtetit të Nju Jorkut dhe bashkëvendasi jonë z. Mark Gjonaj ishte dje, në prag të Ditës së Mësuesit, në vizitë shkollës fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë. Siç mësohet nga njoftimi në faqen e vet të këtij institucioni publik, z. Gjonaj dha një doancion me shumë vlera për bibliotekën e shkollës ”Vizita e dytë e Z. Mark Gjonajt në shkollë fillore “Bedri Elezaga”, njeriut që ëndrrën e kahmotëshme të bibliotekës së shkollës tonë “Bedri Elezaga “ e bëri realitet. Z.Gjonaj duke i dhënë një donacion goxha të madh shkollës…
Lexo më shumë