Në Tuz është hapur Fabrika “Frudo” për përpunimin e frutave dhe perimeve

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj kanë hapur sot zyrtarisht fabrikën e re në Tuz. Gjegjësisht, bëhet fjalë për fabrikën e përpunimit të fruta-perimeve “Frudo”, themelues i së cilës është kompania “Red Commerce”. Pronari i fabrikës, Edo Mushoviq, ka deklaruar se është i nderuar që zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë vazhdon. “Gjëja më e bukur që mund të ndodhë është krijimi i vlerave të reja. Familja Mushoviq tregon dita-ditës se kjo vlerë e re qëndron diku shumë afër nesh dhe…

Lexo më shumë

Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit. Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviq ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie. Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. I arrestuari akuzohet për veprën penale të…

Lexo më shumë

Një person i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi i bombës në Podgoricë

Vendi ku ka ndodhur shpërthimi, në Podgoricë, Mal i Zi. 3 mars 2023 Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia. Mladen Bullatoviq (39 vjeç), i cili vdiq pasi aktivizoi një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, nuk kishte një gjykim të caktuar para asaj gjykate dhe as nuk ishte ftuar të vinte në atë institucion gjyqësor, njoftoi Gjykata Themelore në Podgoricë. Gjykata, po ashtu, ka deklaruar se në qershor të vitit…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA MILUSHI

Me pikëllim të thelle njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamiret se më 28 Shkurt 2023 në Gjermani u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare më dashuri i ynë: MAXHUN (ZEQA) MILUSHI 26 Prill 1940 – 28 Shkurt 2023 Varrimi i të ndjerit bëhet në vendlindje të shtunën më 04 Mars 2023 né ora 14:00 në varrezat e fshatit në Hakaj. Funerali niset nga Shtëpia familjare në Hakaj në ora 14.00 Të pikëlluarit: bashkëshortja Bora, djali, Safeti, vajzat Sulltanja, Kumrija e Florija, rejat, Shetula, Natasha, Vera, nipat Astriti, Egzoni, Endi, Florenti, Emilijan,…

Lexo më shumë


 LAJM MORTOR NGA FAMILJA AHMETAJ

Njoftojmê shokët, miqtê,e dashamirët  se, sot më dt. 2 Mars 2023 në Prishtinë në moshën 68 vjecare , ndêrroi jetê më i dashuri ynë REXHEP (Rama) AHMETAJ 17 Mars 1955 – 2  Mars 2023 .Varrimi i më të dashurit tonë Rexhep do të bëhet në vendlindje në Vuthaj, tē Dielen me daten 5 Mars ne ora 14:00. E pamja mbahet te Shtunen   Shtepinë e Kulturës në Vuthaj dhe fillon ne ora 18:00 .  Të pikëlluarit, bashkeshortja Mangalla, djali Alberti, vajza Maergita dhe familja e gjere AHMETAJ Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”…

Lexo më shumë