Ditën e hënë, më 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, e cila do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë. Ndërkaq lidhur me ketë mbledhje të përbashkët, kryeministri I Malit te Zi , Abazoviq bëri edhe një postim në rrjetin social Facebook ku thekso se gjithçka është gati për mbledhjen e përbashkët të të dy Qeverive.
Lexo më shumëZgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Gjukanoviq shpall kandidaturën për mandatin e tretë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli të shtunën zyrtarisht kandidaturën për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Ai ka mbajtur poste të larta politike për 30 vitet e fundit. Zgjedhjet e 19 marsit do të mbahen ndërsa vendi është përfshirë nga një ngërç politik njëvjeçar me dy vota mosbesimi për dy qeveri dhe mosmarrëveshje midis ligjvënësve dhe zotit Gjukanoviq për emërimin e një kryeministri të ri të emëruar. Relievi politik në Mal të Zi është ndarë prej kohësh në forca pro-malazeze, ku bën pjesë…
Lexo më shumëNë Rozhajë fillon kursi falas për mësimin e gjuhës shqipe me moton , “Mësojmë shqip” VIDEO
“Super” zbulimi për historinë ilire në Shkup: Gjendet pllakë me mbishkrimin “Dardanus” arkeologët shqiptarë në terren (Video)
Një gur varri i lashtë i shekullit të tretë është gjetur në afërsi të Shkupit teksa bëheshin përgatitje për ndërtimin e disa banesave. Zbulimi që po konsiderohet i rëndësishëm për dokumentimin e historisë ilire të Shkupit po shkakton shumë reagime. “Në mbishkrimin që u bë aq shumë i famshëm shkruan se i ndjeri është Epikrati, e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra gjithë ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdhi përkthimi. Për…
Lexo më shumëTogeri me origjinë nga Peja, Kreshnik Nevzat Bakraqi emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52 në New York
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata “Peja – New York”, e cila i ka shprehur Bakraqit urimet më të mira për pozitën e re. “Toger Kreshnik Bakraqi me origjinë nga qyteti jonë i bukur Peja, shënoi një sukses të radhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. Sipas shoqatës, Bakraqi është shqiptaro-amerikani i parë që emërohet në një pozitë të tillë. “Togeri Bakraqi vjen nga një familje shumë…
Lexo më shumë