Gjeloshaj: Kemi siguruar 800 mijë € shtesë për bujqit e Malësisë

Të nderuar qytetarë, Në kërkesën tonë, sot Qeveria solli Vendimin për bujqit e Malësisë, të cilët u prekën nga dëmet e breshërit.Ndihma nga Qeveria është me vlerë prej 500.000,00 € ndërsa nga buxheti i Komunës së Tuzit do të ndahën 300.000,00 €, pra total 800.000,00 €. Këto e shumë aktivitete që kemi ndërmarr gjatë këtyre katër viteve,më se miri e dëshmojnë përkushtimin tonë për Bujqit në komunên e Tuzit. Në të adhmën edhe më fuqishëm do të vazhdojmë mbështetjen për qytetarët tonë në çdo fushë. Sinqerisht,Nik Gjeloshaj malesia.me

Lexo më shumë

Abazoviq dhe Rama do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë

Kryeministrat e Malit të Zi dhe atij të Shqipërisë Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, do të nënshkruajnë të hënën marrëveshjen dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna, njoftohet nga Qeveria. Abazoviq dhe Rama do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një takim të përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë, që do të mbahet në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi më 27 shkurt.

Lexo më shumë

Gjykata serbe e Vranjës dënon Mustafin për ngritjen e flamurit shqiptar, më 28 nëntor 2021

Gjykata e Vranjës ka dënuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafin, si dhe vetë institucionin që ai e kryeson, për kundërvajtje, pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, më 28 nëntor të vitit të kaluar, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Mustafi tha se kjo është hera e tretë që ai dhe institucioni të cilin ai e drejton, marrin dënime të tilla. “Për herë të tretë me radhë, dje pranova dënimin nga gjykata e Vranjës,në emrin tim, si person fizik dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u pritën në takim në Podgoricë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u pritën në takim në Podgoricë nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq. Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se palët në këtë takim kanë biseduar për projektet e përbashkëta, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, tejkalimin e barrierave ekzistuese dhe lehtësimin e procedurave administrative. Në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi ka folur rreth procesit të integrimit evropian pas edhe aplikimit për…

Lexo më shumë