Si pasojë e reshjeve të borës, pika kufitare që lidh Kosovën me Malin e Zi, konkretisht në rrugën Kullë-Rozhajë është mbyllur për qarkullim.Mbyllet pika kufitare në Kullë, shkak reshjet e shtuara të borësKjo është bërë e ditur në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në përditësimin e kësaj qendre rreth orës 20:00, shkruan se pika kufitare në Kullë është mbyllur dhe është e patejkalueshme. Kjo pikë ishte mbyllur edhe në disa raste të tjera si pasojë e reshjeve të borës.
Lexo më shumëHistoriani Hakif Bajrami “godet” hoxhën: Hoxhë Efendi, asnjë mysliman nuk u kthye prej Turkie me luftu për Kosovë
Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin prifti ortodoks nga Shqipëria, At Nikolla Xhufka, historiani i njohur, Hakif Bajrami, imami Xhevat Kryeziu si dhe aktivisti Bekë Zefi, ku diskutuan për manastiret në Kosovë, në veçanti për Manastirin Decanit, shkruan Korrespodenti. Historiani Hakif Bajrami në këtë emision tha se Serbia e ka mundësinë e fundit për t’iu kthyer Evropës, përndryshe, thotë ai, nëse shteti serb provokon luftë të re, do të përballet me tetë milionë shqiptar që jetojnë në Ballkan dhe se pas kësaj, Manastire serbe në Kosovë më nuk…
Lexo më shumëKurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar këtë të shtunë përfaqësues politikë të komuniteti shqiptar e boshnjak që jetojnë në Serbi. Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti është njoftuar për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. “Me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë u diskutua edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën për media. Tutje, bëhet e ditur se Kurti ka deklaruar se “të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri”. “Për…
Lexo më shumëNË VITIN 1923 NË TIRANË ËSHTË BOTUAR LIBRI I PARË MBI ILIRËT NË GJUHËN SHQIPE
Prof.dr.Naser FERRI Arkeologu, historiani, gjeografi dhe albanologu Carl (Karl) Ludvig Patsch ishte lindur në Kowatsch të Çekisë në vitin 1865 kurse kishte vdekur në Vjenë më 21 shkurt 1945. Nga opusi i pasur i Patschit dallohet libri “Ilirët” i cili ishte botuar në vitin 1923 në shtypshkronjen “Nikaj” të Tiranës drejtpërdrejt në gjuhën shqipe në përkthim të Karl Gurakuqit dhe në fakt ishte edhe libri i parë në gjuhën shqipe i kushtuar ekskluzivisht ilirëve. Carl Patsch i cili kishte kontribuar në fushën e arkeologjisë, historisë, etnografisë e gjeografisë të shumë…
Lexo më shumë15 komuna në Mal të Zi me rritje negative të popullsisë. Gucia në minus 7%
Në Mal të Zi, në fund të nëntorit të vitit të kaluar, shtimi natyror negativ arriti në minus 132, çka do të thotë se numri i vdekjeve ishte më i lartë se numri i foshnjave të lindura, sipas të dhënave të Monstat, të cilat u publikuan ditën e djeshme. Statistikat negative janë të pranishme në Andrijevicë (-43), Tivar (-47), Berane (-88), Bijelo Polje (-70), Cetinë (-91), Danillovgrad (-26), Guci (-7), Herceg Novi (-55), Kollashin (-64), Kotorr (-69), Mojkovac (-79), Petnjicë (-19), Pluzhinë (-30), Shavnik (-22) dhe Zhabljak (-24). Në Ulqin…
Lexo më shumë