Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin nëntor, sipas të dhënave të MONSTAT-it, arritën në 721 euro dhe ishin 0.1 për qind më të larta se në muajin tetor. Rroga mesatare neto në muajin nëntor është rritur 34.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rroga mesatare bruto në nëntor ishte 892 euro. “Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit u rritën 0,9 për qind në muajin nëntor në krahasim me tetorin, rezulton se të ardhurat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie…
Lexo më shumëKuvendi i Malit të Zi sot i dha mandatin Miodrag Lekiq për të formuar Qeverinë e re
Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq në seancë njoftoi se meqenëse Presidenti nuk ka propozuar të mandatuar, janë plotësuar kushtet nga neni 7f i ndryshimeve në Ligjin për Presidentin dhe deklaroi se Miodrag Lekiq është mandatuar për formimin e saj , i përkrahur nga nënshkrimet e 41 deputetëve. Lekiq u falenderua për besimin e dhënë, dhe theksoi se presidenti ka pasur mundësinë të propozojë një të mandatuar, çka do ta bënte Malin e Zi më serioz si shtet. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij që të jenë në lartësinë e…
Lexo më shumëKomandantja supreme: FSK-ja e gatshme ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës
Nga Dreni Himbeqa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor para Forcës së Sigurisë së Kosovës, si komandante supreme e kësaj force, ka deklaruar se djemtë e vajzat e FSK-së janë të gatshëm për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në çdo pëllëmbë të saj. “Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen botëror nga regjimet autoritare e hegjemoniste”, ka thënë Osmani gjatë fjalimit të saj përpara ushtarakëve të FSK-së. Osmani ka bërë të ditur se forcimi i…
Lexo më shumëTensionet në veri të Kosovës, Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër
Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka reagur sot lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër. Postimi i plotë i Majkos: Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton. Ndërkohë kujtojmë se ditën e…
Lexo më shumëNJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA HAXHAJ ( New York)
Me pikëllim të thellë Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me rastin e vdekjes së më te dashurit tonë: RAMIZ (Avdi) HAXHAJ 31 Tetor 1969 – 13 Nëntor 2022 Sipas traditave familjare,vëllau NIMON AVDI HAXHAJ me vllazninë HAXHAJ dhe të afërm presin vizita ngushëllimi të Dielën më 8 Janar 2023, duke filluar prej orës 10a.m. deri 4 p.m. në restorantin: Eastwood Manor ne adresën 3371 Eastchester Rd,Bronx.NY. Familjes HAXHAJ, redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta
Lexo më shumë