Ngritin flamurin| Krerët shqiptarë bashkë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Vlorë Në Sheshin e Flamurit në Vlorë, krerët shtetëror nga Kosova e Shqipëria kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni, nga Kosova morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri, Albin Kurti. I vetmi që foli në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili tha se historia e shqiptarëve, është histori e përpjekjeve. “Ngritja e Flamurit në Vlorë nuk ishte dhuratë, pavarësia e Shqipërisë ishte dhe…

Lexo më shumë

Këshilli Shqiptar në Norvegji proteston ndaj pritjes ceremoniale që do t’i bëhet presidentit Vuçiq në Mbretërinë e Norvegjisë

Këshilli Shqiptar në Norvegji me anë të një letër-proteste, në gjuhën shqipe dhe norvegjeze, ka reaguar ndaj pritjes ceremoniale që do t’i bëhet presidentit serb Aleksandër Vuqiq në Mbretërinë e Norvegjisë më 28 nëntor.Po ky këshill, para pak çastesh, ka njoftuar se mediet në norvegji po raportojnë se mbreti Olav është sëmur dhe s’do të ketë mundësi ta presë Vuçiqin. Këshilli Shqiptar në Norvegji Administrata Mbretërore Pallati Mbretëror Postbox 1 Vika 0010 Oslo post@slottet.no 25.11.2022 Jemi në dijeni se Norvegjia do ta mirëpresë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Ballkani Perëndimor është ende një nga zonat e interesit të Rusisë

Ballkani Perëndimor është një nga fushat e interesit të Rusisë, e cila mund të kundërshtohet me veprime të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, tha presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq, në kongresin e Internacionales Socialiste në Madrid. Ai tha se “ne jetojmë në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë janë në korrelacionin më të lartë në historinë e fundit”, dhe se multilateralizmi është mekanizmi më i mirë për ruajtjen e paqes, forcimin e demokracisë, mbrojtjen kundër kërcënimeve klimatike, krizës energjetike,…

Lexo më shumë

NË KUJTIM TË NJË DITE HISTORIKE – DITA E FLAMURIT KOMBËTAR

Nga: Hajrullah Hajdari Historia e çdo populli ka datat e saja të shënuara që mbeten tëpandryshuara. Ata i rezistojnë  kohës dhe nderohen e përkujtohen nga brezat e popullit në vazhdimësi e përjetësi. Edhe populli ynë ka datat e shënuara që janë monumente tëpalëkundura në historinë e tij mijëravjeçare. Për shqiptarët, pa mëdyshje, muaji nëntor është muaji më përcaktues i simbolikës sonë historike. Shqiptarët kudo që janë e shënojnë dhe e festojnëme krenari dhe emocione ditën më të madhe të kombit 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtarë. Kjo ditë i referohet shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe ngritjës së Flamurit Kombëtar në Vlorë, e cili përputhet me të njëjtën ditë kur Skënderbeu e ngriti flamurin e njëjtë në Krujë, më 28 nëntor 1443. E kemi obligim nga të parët që këtë ditë ta ndërojmë të gjithë, duke kujtuar kështu sakrificën sublime të të rënëve të popullit shqiptar, të qindra e mijëra të rinjve e…

Lexo më shumë

KKSh organizon program festiv për Ditën e Flamurit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të organizojë të hënën, me 28 nëntor 2022, koncert festiv me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Ulqini Online. Në ora 18 është paraparë një ekspozitë e piktorëve të qytetit të Ulqini ndërsa një orë më vonë është koncerti i Ansamblit popullor të teatrit të operas dhe baletit të Tiranës. Poashtu ditën e hënë do të mbahet edhe Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin ku numri i atletëve pjesmarrës do…

Lexo më shumë