NJOFTIM PËR  TË PAME NGA FAMILJA HAXHAJ ( New York)

Me pikëllim të thellë  Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me rastin e vdekjes së më te dashurit tonë:   RAMIZ (Avdi) HAXHAJ 31 Tetor 1969 – 13 Nëntor 2022 Sipas traditave familjare,vëllau NIMON AVDI HAXHAJ me vllazninë HAXHAJ dhe të afërm presin vizita ngushëllimi të  Dielën më 8 Janar 2023, duke filluar prej orës 10a.m. deri  4 p.m. në  restorantin: Eastwood Manor ne adresën 3371 Eastchester Rd,Bronx.NY. Familjes HAXHAJ, redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

DPS e Tuzit e humb kontrollin, përjashton dhe i quan tradhtarë antarët e vet, Kajoshajn dhe Gjelajn

Pasiqë Kuvendi i Komunës së Tuzit para disa ditësh, miratoi me shumicë votash ngritjen e përmendores së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Tuz, DPS-ja, dega e Tuzit po nxjerr mllef ndaj antarëve të vet. Në seancën e fundit për këtë vit, Kuvendi në mes tjerash votoi edhe për aprovimin e buxhetit për vitin 2023. Për këto pika, përpos këshilltarëve të Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), dhe këshilltarit të Demokratëve votuan edhe dy këshilltarët e opozitës nga radhët e DPS-së, Elvir Kajoshaj dhe Danjela Gjelaj. Pas këtij vendimi të Kajoshajt dhe…

Lexo më shumë

Nga memoaret e  vojvodës malazez Gavro Vuković për luftërat e vititit 1854

shkruan: Genc Prelvukaj  Këto më poshtë janë memoaret e  vojvodës malazez Gavro Vuković për luftërat e vititit 1854.  1. Lëvizja e madhe për bashkimin e fisit Vasojevici me Malin e Zi duket se provokoi Shqipërinë. Bejlerët e Plavës e Gusisë kërkuan leje nga veziri i Shkodrës për të ngritur ushtrinë shqiptare dhe të sulmojnë krahinën. (Veliki pokret ujedinjenja plemena Vasojevica sa Crnom Gorom morao je izazvati Arbaniju. Begovi Plavo-Gusinjski izmolise dozvolu od Skadarskog Vezira da podignu arbanasku vojsku i da udare na Nahiju)  2. Shqiptarët ishin mbi tetë mijë, shumica kalorës…

Lexo më shumë

Kamberi: Serbia brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit, vetëm SHBA mund t’ia ndërpres aventurën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaron se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal. Ai thekson se kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë, është e pamundur të ndodhë. Kryetari i PVD-së, në intervistën për KosovaPress, thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërprejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, thotë se ky shtet për çdo ditë paraqitet me dy…

Lexo më shumë