Preshevari e humb çantën me 3500 euro në Vranjë, e gjen dhe i’a kthen tekniku medicional

Një preshevari i ka humbur çanta me 3 mijë e 500 në Vranjë. Atë e ka gjetur shoferi i ri në ndihmën e shpejtë në Vranjë, Hristijan Spasiq (23), i cili e ka dërguar në polici. Spasiq, i cili ka vetëm disa muaj që punon në Qendrën Shëndetësore të Vranjës, thotë se nuk ka pasur asnjë moment dilema se çfarë duhet të bëjë. “Kam parkuar makinën time para godinës së vjetër të Kirurgjisë rreth orës 14:00 dhe shkova në punë. Rreth dhjetë metra larg meje pashë një çantë që ishte…

Lexo më shumë

Camaj, sekretar i shtetit në Min. e Administratës publike priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë

Sekretari i shtetit ne Min. e Administratës publike ne Mal te Zi, Agron Camaj, priti ne takim zyrtar nënkryetarin e parlamentit te Republikës se Shqipërisë, Agron Gjekmarkajn Ne takim u diskutua rreth bashkëpunimit te te dy shteteve ne avancimin dhe shkëmbimin e përvojave rreth administratës publike, digjitalizimit dhe sajber-sigurise

Lexo më shumë

Organizatat e shqiptarëve të Amerikës reagojnë për zhvillimet e fundit në Ballkan

Organizatat e shqiptarëve të Amerikës kanë reaguar për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga diplomatët e huaj që t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Disa organizata shqiptare kanë nënshkruar një deklaratë, ku shprehet shqetësimi për ppengimin e progresit dhe provokimet e bëra nga Beogradi. “Ne të nënshkruarit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, jemi thellësisht të shqetësuar me pengimin e qëllimshëm të progresit dhe provokimet që burojnë nga Beogradi. Këto taktika kanë për qëllim të nxisin tensionet dhe të minojnë përpjekjet e udhëhequra nga BE-ja e të mbështetura nga ShBA-ja për çdo…

Lexo më shumë

Gjonbalaj: NATO-ja është vigjilente, e gatshme të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës (VIDEO)

Zyrtari i NATO-s për diplomacinë publike në Bruksel, Afrim Gjonbalaj, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se NATO-ja është vigjilente dhe e gatshme të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës. ” Aleanca Veri-Atlantike, siç ka theksuar më parë është vigjilente dhe është 24/7 në monitorimin e situatës në tërë territorin e Kosovës, sidomos në këto momente, poashtu edhe në veri të Kosovës. Aleanca Veri-Atlantike gjithmonë e ka theksuar se sa i përketë marrëveshjeve politike i takon BE-së, të ndërmjetojnë apo të jenë vëzhgues se çfarë…

Lexo më shumë