Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të votohet iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviq. “Sesioni i seancës së gjashtë të jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht 2022. Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi i Kuvendit të Malit të Zi. Sot më herët, klubi i deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë…
Lexo më shumëStoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës
Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës. “Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg, transmeton…
Lexo më shumëDorëzohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Dritan Abazoviqit
Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha se kanë dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, raporton Vijesti. Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë është e pranishme edhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP). Zhivkoviq tha se nuk kontestojnë se…
Lexo më shumëVuçiq sot takohet me serbët nga Kosova, sepse Prishtina po përgatit “ferrin”
Presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova sepse Prishtina po përgatit “ferrin” për ta në ditët në vijim, ka njoftuar sot zyrtari i Partisë Progresive Serbe (SNS) Nikola Selakoviq. “Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ndërlikuar duke pasur parasysh rrethanat ndërkombëtare dhe rajonale. Vuçiq gjithmonë ka arritur të gjejë një rrugë në raste të tilla”, tha Selakoviq pas seancës së Kryesisë së SNS-së, duke thënë se Vuçiq nesër do ta informojë opinionin për përmbajtjen e bisedës. Selakoviq ka kujtuar se “vendimi i…
Lexo më shumëSë shpejti me galeri të artit figurativ
Plavë – Duke pasur parasysh faktin se Plavës dhe Gucisë, si qendra komunale, u ka munguar ambienti adekuat për prezantimin, përkatësisht ekspozimin e punimeve të krijuesve të artit figurativ (piktorëve) vendas dhe të jashtëm, të cilat kryesisht janë bërë në ballinat e mureve të hollëve të qendrave për kulturë në Plavë e Guci dhe në shtëpitë e kulturës në Murinë dhe Vuthaj, piktorja dhe poetja e mirënjohur nga Hoti i Kujit, i Komunës së Plavës, Kaltrina Hoti, e cila një kohë të gjatë të jetës dhe punës së vet e…
Lexo më shumë