Mobilizohen liderët politikë nga të gjitha trojet shqiptare, kërkojnë votën për Shaip Kamberin

Shaip Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë dhe ka gjasa reale për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit. Si pasojë e këtij vendimi të premten më 27 maj do të ketë sërish zgjedhje në Qendrën e Votimit nr. 6 në Bujanoc. Shaip Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë dhe ka gjasa reale për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, derisa koalicioni i…

Lexo më shumë

Abazoviq i përgjigjet ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur

Dritan Abazoviq ka thënë se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër.  “Nuk kam dëgjuar argument të vlefshëm se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan B92.  “Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në cilësinë e kryeministrit”, tha Abazoviq, duke theksuar se çdo iniciativë rajonale, e…

Lexo më shumë

Historiani Muhamet Mala: Manastiri i Deçanit i takon shkollës arbërore dalmatine

Pas reagimeve të fundit të QUINT-it për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat e Manastirit të Deçanit, historiani Muhamet Mala, ka thënë se pronat e manastirit,  duhet të shikohen me disa kritere, me anë të cilave mund të elbarohet çështja e këtij objekti. I ftuar në Debat Plus, Mala, ka thënë se Manastiri i Deçanit, mund të elaborohet nga këndvështrimi kulturor, fetar, juridik dhe politik. Sipas këndvështrimit politik, ai ka thënë se kjo temë tashmë po kalon në një natyrë politike. “Së pari çështja e pronave, objekti i kulteve, mund të…

Lexo më shumë

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar sot ndaj, siç thuhet, presioneve të ambasadorëve të QUINT-it dhe shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë ndaj institucioneve të Kosovës për të zbatuar vendimet e kohës së Slobodan Millosheviq në Kosovë. Presioni i ambasadorëve të QUINT-it dhe shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog mbi institucionet tona është parë edhe sot me vizitën e tyre në Manastirin e Deçanit, i cili nuk e pranon Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatë. Historianët e Deçanit thonë se…

Lexo më shumë