Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur” REL Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”. Abazoviq po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e…

Lexo më shumë

Me punë dhe djersen tënde arrin suksese edhe në vendlindje

Mjeshtri  i përpunimit të drurit Valdet Rugova nga fshati Hakaj, komuna e Plavës po i qëndron besnik vendlindjes pa e braktisur atë. Valdeti  thotë se : “po ashtu u qëndroi besnik edhe klientëve te mi ne kërkesat e tyre”. E kam nisur ketë veprimtari tash e disa vite sepse besoj se me punë fisnike e përkushtim mund të ia dalësh edhe këtu ne trojet e te parëve. Për mua, mbi te gjitha,  eshte me rendësi te qëndroj këtu, thekson ai, sepse te tretem në vende të huaja  nuk është zgjidhje.…

Lexo më shumë

Mali i Zi del me komunikatë për ndalimin e aeroplanit të Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka dalur me reagim për ndalimin e kalimit të aeroplanit të Sergei Lavrov mbi qiellin e Malit të zi.  Aty thuhet se Mali i Zi është në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe nuk lejon fluturimin e aeroplanëve të Rusisë mbi territorin e saj.  “Qeveria e Malit të Zi në seancën e fillimit të prillit miratoi ndryshime në Vendimin për futjen e masave kufizuese ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian 2014/512/CFSP nga viti 2014, duke pasur…

Lexo më shumë

Bajram Begaj zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj sapo është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe `1 abstenim. Nga një përllogaritje të shifrave, duket se kemi rrjedhje të votës nga opozita, nëse sjellim në vëmendje 74 mandatet e PS dhe 3 të PSD. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme. Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet…

Lexo më shumë

Omer Bajraktari nga radhët e URA zgjedhet kryetari i ri i Komunës së Ulqinit

Omer Bajraktari nga Lëvizja qytetare URA do ta udhëheq Komunën e Ulqinit në dy vitet e ardhshme,kështu u  vendos me shumicë votash të këshilltarëve  të Kuvendit të Ulqinit në seancën e sotme, shkruan Ulqini Online. Bajraktari tha se e di që ka një punë të madhe përpara dhe se është i gatshëm për këtë. Ai shprehu besimin se do të ketë mbështetjen e të gjithë qytetarëve. Kuvendi paraprakisht ka shkarkuar ish ushtruesin e detyrës së sekretarit të Kuvendit Komunal, Besart Resulanin (UDSH) dhe në këtë pozitë ka emëruar Mirjeta Gjonin…

Lexo më shumë