Blerim Halimi / RTKlive Trajneri më i suksesshëm në sportin kosovar, Driton Kuka, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me faktin që qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të të izoluar, si pasojë e mosliberalizimit të vizave. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndërprerjen e diskriminimit që është duke iu bërë qytetarëve të Kosovës. “Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë! Po shpresoj që sot të kemi ndonjë lajm pozitiv edhe pse personalisht s’po besoj. Krejt arsyetimet që po mundohen mi…
Lexo më shumëVllaznia zyrtarizon Kristijan Vulajn, mesfushori firmos për 3 vite me kuqeblutë
Vllaznia përforcohet me futbollistin Kristijan Vulaj. Klubi shkodran ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me mesfushorin. 23-vjeçari vjen në Shkodër pas aventurës me ekipin e Decic. Në Superligën e Malit të Zi, mesfushori grumbulloi 35 ndeshje dhe 11 gola.“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e…
Lexo më shumëKongresi Amerikan votoi rezolutë për sjelljen para drejtësisë të vrasësve të vëllezërve Bytyqi
Në Kongresin Amerikan, është votuar rezoluta për vrasjen e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, në vitin 1999 në Serbi. Në Kongres është bërë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi, shkruan Gazeta Metro. Gjatë ditës së sotme është votuar rezoluta për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Kongresin Amerikan. Aty u bë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi.
Lexo më shumëIsh-luftëtari i UÇK-së që u bë prift në Ulqin, ai ka vizituar 99% të tokave shqiptare (video)
Për shumë arsye nuk është si gjithë të tjerët. Atij nuk i zënë këmbët dhe. Malet, fushat i ka si shtëpi, ndërkohë që drejton një shtëpi tjetër, atë të Zotit në fshatin Braticë të Ulqinit. Dom Gabriel Grabanica është një prift katolik atipik. Dikur ai ishte luftëtar i UÇK-së, por prej vitesh ka lënë pas armët dhe punon veç për paqe. Qetësinë e shpirtit të tij të lirë e gjen në male, ndaj veç mësimeve të katekizmit të shtunën dhe meshave të dielën e bëjnë që të kthehet pranë grigjës…
Lexo më shumëGazetari serb që botoi librin për krimet në Kosovë: Vuçiqi një nga protagonistët kryesor (video)
Gazetari dhe dramaturgu Rade Radovanoviq, ka thënë për N1, se 95 për qind e njerzëve nuk kanë ide se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës. Siç thotë ai, në libër përshkruhen faktet dhe të gjithë aktorët janë personalitete krejtësisht autentike. Ai tregon se si mbijetuan civilët serbë dhe shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Mes tjerash, Radovanoviq tregon se si presidenti aktual i Serbisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në krejt këto ngjarje. “Aleksandar Vuçiq është një nga heronjtë kryesorë të librit tim, por siç ishte atëherë”, tha Radovanoviq në…
Lexo më shumë