Pacolli pas pritjes nga Abazoviq: Nuk është politikan i zakonshëm

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Pacolli, përcjell KlanKosova.tv. “Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorikë, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv…

Lexo më shumë

Malsor Gjonbalaj për largimin e Kurtulus: Është vendim dëshpërues

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit kosovar Malsor Gjonbalaj ka komentuar vendimin e futbollistit Edvin Kurtulus i cili ditë më parë vendosi që ta braktisë Kosovën dhe ta përfaqësojë Suedinë. Kurtulus ishte kapiten i Kombëtares U21 të Kosovës dhe largimi i tij i pa pritur ka lënë të zhgënjyer tifozët e futbollit në Kosovë dhe jo vetëm ata. Duke folur për KosovaPress, Gjonbalaj e ka quajtur dëshpërues vendimin e tij, derisa ka thënë se ky është një sinjal që duhet të punohet më shumë me të rinjtë në mënyrë…

Lexo më shumë


LAJMËRIM PËR TË PAME 

Njoftojmë komunitetin se më datën 18 prill 2022 ndërroi jete ne New York me i dashuri ynë   Skender-Skendo Radonçiq I ndjeri është  varrosur me nderime dhe me një pjesëmarrje te gjerë  të qytetarëve ne vendlindje.  Me këtë rast  familja e të ndjerit -bijtë :Muzaferi, Musa, Adisi dhe vëllai, Zumberi së bashku  me vellazërinë Radonçiq hap te pame për ngushëllime me datën 5 qershor 2022 në Qendrën Islamike Boshnjake në Richmond Hill- Xhamacia / Queens. E pamja do të jetë e hapur  nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes. Faqja “Plava e…

Lexo më shumë

Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviq tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë. Më herët, lideri i Malit të Zi kishte deklaruar se do të merrte pjesë në takimin e radhës të “Ballkanit të…

Lexo më shumë

Osmani në Mal të Zi: Ballkan të Hapur mund të ketë kur ka trajtim të barabartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi. Në këtë drejtim, Osmani tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por se rëndësi ka edhe se me kë rrethohesh.  “Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin…

Lexo më shumë