Video e rrallë e babait sevdali të Dritanit: Si ia thotë këngës shqipe më 1989

Politikani malazez, shqiptari Dritan Abazoviçi, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Ulqinaku sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, nga deputetët e kuvendit të këtij shteti. Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar. Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një aheng në…

Lexo më shumë

Hajrullah Hajdari: ZHGËNJIMI I RADHËS

Zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Ulqinit (27 mars 2022) nuk sollën asgjë të re për qytetarët e kësaj komune, përveçse zhgenjimin e rradhës. As një parti politike apo koalicion nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme për të krijuar dhe udhëhequr pushtetin  vendor në katër vitet e ardhshme. Me e dhimbshme se kjo është defaktorizimi i partive shqiptare në këto zgjedhje, të përcjellura me parregullsi të shumta, korupsion dhe si rrjedhojë keqpërdorimi i rradhës  i votuesit nuk pati të ndalur. Vërtetë këto zgjedhje u mbajtën në kushtet…

Lexo më shumë

Ismail Doda – Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi

PËRMBLEDHJA “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI”, VEPËR JETËSORE E ISMAIL DODËS Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit Ismail Doda ka botuar ditë më parë librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi (Përmbledhje) I”, që është pjesë e temës së disertacionit për fitimin e gradës “Doktor i shkencave”, mbrojtur në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Përmbledhja përfshin 129 balada me 8 100 vargje, të cilat autori i ka mbledhur ndër shqiptarët në Malin e Zi: në Ulqin, në Anë të Malit, në Krajë, në Tivar me…

Lexo më shumë

Stamboul (1912) / Shkresa e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2022 “Stamboul” ka botuar, të hënën e 26 gushtit 1912, në faqen n°2, shkresën e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Në Mal të Zi Isa Boletini i dërgon nga Mitrovica shkresën e mëposhtme Ibrahim Pashës : “Malazezët dogjën fshatrat myslimanë përgjatë lumit Lim midis Akvës dhe Beranës. Banorët myslimanë të këtij rajoni janë objekt i sulmeve të vazhdueshme. Në pamundësi për…

Lexo më shumë

Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vet ai duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota. Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit. Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota. “Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi për Klankosova.

Lexo më shumë