“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar në manifestimin që po mbahet në Tiranë për t’i solidarizuar me luftën. Vitali Klitschko theksoi se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë. “Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë!I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë…
Lexo më shumëMediat amerikane publikojnë fotot: Kina i dërgon Serbisë sistem të sofistikuar kundërajror përmes qiellit të Turqisë, reagon ashpër Kosova zyrtare
Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion sekret këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, raporton Associated Press. Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe. Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla…
Lexo më shumëNjë rrugë në Nju Jork emërtohet “Fan Noli”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një rrugë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marr emrin e rilindësit shqiptar Fan S. Noli. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”. “Në sajë…
Lexo më shumëDritan Abazoviq merret në pyetje nga policia rreth një audio-incizimi për blerje votash
Dritan Abazoviq Zëvendëskryeministri dhe i mandatuari për kryeministër Dritan Abazoviq është marrë në pyetje sot në ndërtesën e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, rreth një audio-incizimi në të cilin pretendohet se ky i fundit ka blerë vota. Siç raporton Vijesti nga burimet jozyrtare, Abazoviq ua ka përsëritur policëve atë që ka deklaruar kur kjo video është publikuar në media dhe rrjete sociale – se zëri i tij, i cili është dëgjuar në fillim të videos, është montuar nga dikush më vonë. Më 4 prill, disa media malazeze morën një regjistrim të gjoja…
Lexo më shumëMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit
Dje, kryetari I Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë priti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku në përcjelljen e SHS Ariana Zherka Hoxha, ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi.Zoti Gjeloshaj e njoftoi ministrin Çeku me historikun dhe situatën në Komunën e Tuzit duke theksuar edhe rolin që Kosova ka pasur që nga fillimi në shkollimin e kuadrove malësorë, por edhe lidhjen shpirtërore të malësorëve me Kosovën. Posaçërisht u vu në pah bashkëpunimi i deritashëm i komunës me investues nga Kosova,…
Lexo më shumë