Ali Pashë Gucia (1828–1889) ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare të shekullit XIX, prijës politik dhe ushtarak i trevës së Plavë-Gucisë dhe simbol i rezistencës kundër copëtimit të trojeve shqiptare. Ai u lind më 1828 në Plavë Guci, i biri i Hasan ose Hysen Bej Shabanagës. Familja Shabanagaj i përkiste fisit të Gruemirës nga Malësia e Shkodrës, një fis me traditë të hershme atdhetare dhe rol të rëndësishëm në strukturat shoqërore e ushtarake shqiptare. I pari i kësaj dere, Shaban Aga, kishte qenë dhëndërr i…
Lexo më shumëKur Plava dhe Gucia kërkuan bashkimin me Shqipërinë – 1941
Verë 1941 Qëllimi i vizitës së delegacionit nga Plava dhe Gucia në Tiranë, gjatë verës së vitit 1941, ishte kërkesa që kjo trevë shqiptare t’i bashkëngjitej Shqipërisë. Delegacioni u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Mustafa Kruja, dhe gjeti përkrahje të menjëhershme nga qeveria e asaj kohe. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, në Plavë e Guci u dërgua xhandarmëria shqiptare, u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe u themelua Prefektura e Plavës nën udhëheqjen e Riza Ferrit. Kryetar i Komunës së Plavës u emërua Shemso Ferri, ndërsa kryetar i Komunës së…
Lexo më shumëShpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit
Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Novi-Sad, pasi ka shpalosur flamurin kombëtar shqiptar mes turmës së protestuesve. Sapo flamuri u pa nga pjesëmarrësit në protestë, situata u tensionua, duke rezultuar në shtyrje dhe fyerje verbale ndaj Kaporit, i cili më pas u nxor me dhunë nga turma. “Ai e solli flamurin shqiptar këtu për t’u tallur me ne”, citohet të ketë thënë një nga protestuesit. Pas incidentit, Kapor ka deklaruar se ka dhënë dëshmi në Polici, duke sqaruar se me…
Lexo më shumëSkandal në New York: Tentohet përvetësimi eklatant dhe ndryshimi i identitetit historik e kombëtar i Ali Pashë Gucisë
Një njoftim i publikuar në të përditshmen sarajevase “Dnevni Avaz” ka nxitur debate dhe reagime të ashpra në opinionin shqiptar, veçanërisht në diasporë. Sipas këtij njoftimi, anëtarja e Këshillit Bashkiak të New Yorkut nga Distrikti 22 ka bërë të ditur se është miratuar kërkesa që 12th Street në New York, ndërmjet Broadway dhe 31st Avenue në Astoria, të emërtohet: “Ali Paša Šabanagić Way” (Ali Pasha Shabanagiq Way), që është rruga ku ndodhet Xhamia e Ali Pashës, vakëfi i Bashkësisë Islame dhe Qendra Kulturore Plavë–Guci. Mirëpo, që në fillim kjo histori…
Lexo më shumëVëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit Islam Haxhiu|RTK Në përvjetorin e përjetësimit të veprimtarëve shqiptarë, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë nderime pranë lapidarit të tyre dhe të nënës Ajshe. Krerët e shtetit vlerësuan lart veprën dhe heroizmin e veprimtarëve, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për kauzën shqiptare për liri dhe pavarësi. Atentati ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ndodhi më 17 janar, 44 vjet më parë, në Untergruppenbach…
Lexo më shumë