Kuvendi i Malit të Zi nesër në seancën e jashtëzakonshme do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, njoftuan mbrëmë në emisionin “Okvir” në TVMZ, deputeti i Frontit Demokratik Dejan Gjuroviq dhe funksionarja së PSP-së Sllagjana Kallugjeroviq. Të rikujtojmë se propozimi për shkarkim u nënshkrua nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Partisë Liberale (PL), Partisë Boshnjake (PB), Socialdemokratët, Partisë Socialdemokrate dhe…
Lexo më shumëShqiptarët në Mal të Zi synojnë ngritje në përfaqësim në Qeverinë e re
Alternativa Shqiptare ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë, ku temë kryesore ka qenë Qeveria dhe formimi i saj, si dhe zgjedhjet lokale në Ulqin, Plavë dhe Tivar. “Çfarë mund të themi për tashi, është se: shqiptarët do të jenë të përfaqësuar si asnjëherë më parë, edhe në nivel shtetëror dhe nga të gjitha trevat shqiptare”, ka shkruar pas takimit të Kryesisë Edon Balidemaj, nënkryetar i Alternativës Shqiptare.
Lexo më shumëBE thirrje aktorëve politikë: Qeveria e re në Mal të Zi të formohet pa vonesa, bashkëpunoni në interes të qytetarëve malazezë
Mali i Zi prej mbrëmjes së 4 shkurtit është pa një qeveri. Parlamenti i Malit të Zi votoi me 43 vota pro dhe 11 kundër, pa abstenime, mocionin e mosbesimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Një reagim ka ardhur nga Komisioni Europian, i cili ka theksuar se pret tashmë që qeveria e re të formohet pa vonesa. Zyrat e Brukselit u bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Mal të Zi që të fokusohen dhe të punojnë sëbashku për të nxitur reformat në lidhje me BE për të…
Lexo më shumëDritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi
Deputetët malazez kanë shkarkuar mbrëmë kryeministrin Zdravko Krivokapiq pas 14 muajve qëndrimi në krye të Qeverisë. Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve “E Bardha në të Zezë”, Millosh Konatar, tha se personalisht beson se kryeministër i ri duhet të jetë lideri i lëvizjes URA, Dritran Abazoviq. Ai mbrëmë në Kuvend tha se bisedimet do të nisin sot. “Unë besoj se do të kemi një qeveri të re. Shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, e cila do të luftojë korrupsionin. Nëse më pyetni mua…
Lexo më shumëKërkohet arrestimi i ish kryeministrit malazez, Krivokapiq
Derisa në Kuvend të Malit të Zi debatohej për besimin qeverisë, Zdravko Krivokapiq i cili ishte akoma kryeminister, me shpejtësi ka thirrur përmes telefonit mbledhjen e qeverise tashmë të përmbysur dhe e ka “shtyer” vendimin kontraverz lidhur me kriteret e fitimit të shtetësisë së Malit të Zi. Sipas mediave të Malit të Zi në këtë dokument MPB ka punuar më shumë se një vit por ai ishte tërhjekur pas kundërshtimeve të opozitës. Po ashtu thuhet se lidhur me këtë vendim në mbledhjen e sotme kishte diskutuar pa dijenine e MPB dhe se zyrtarisht…
Lexo më shumë