LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet qeveria e Malit të Zi

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar. Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës. Për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë. Theksojmë se paraprakisht kuvendi kishte votuar kundër shkurtimit të mandatit të vetë pasi që me shumicë të votave nuk ka hy as një rendin e ditës. Ndryshe, lideri i URA-s, Dritan Abazoviq ka propozuar…

Lexo më shumë

Deputetët harxhojnë deri në 870 euro për derivate –Reagon këshilltari i Kurtit, Dr Jusuf Ulaj, duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje. Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur. “Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj. Reagimi…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA SINANAJ

Me pikellim të thellë njoftojmë se më 2 Shkurt 2022 në NY nderroi jetë më i dashuri i ynë Ujkan Hamza Sinanaj 10 Mars 1944-2 Shkurt 2022 Funarali per të ndierin eshte ditën e Shtune  më 5 Shkurt 2022 duke filluar nga ora 10:00AM deri ne ora 4:00PM në: Islamic Center që gjendet në këtë adresë: 33 cottage st Monticello Ny . Varrimi i të ndierit bëhet më 6 Shkurt 2022 në ora11:00AM në varrezat:  Balkan Cemetery  515 Oakland Valley Rd, Cuddebackville, New York 12729 Te pikelluar bashkeshortja Fahrije Djemte :…

Lexo më shumë

Akti i parë i ndryshimit politik në Mal të Zi: Ja si do të jetë qeveria e Dritan Abazoviqit

Asnjë të papritur në Podgoricë; shumica e Parlamentit të vendit ka rrëzuar rendin e ditës që kishte përpiluar qeveria proserbe për të shkarkuar zv.kryeministrin e saj, shqiptarin Dritan Abazoviq. Seanca parlamentare zgjati vetëm disa minuta dhe vetëm 20 deputetë kanë votuar për ta shkarkuar Dritan Abazoviqin, ndërsa 46 kanë abstenuar, ndërkohë që 11 deputetë kanë qenë kundër. Me një fjalë; mazhoranca proserbe ka rënë politikisht dhe nesër pritet të bjerë edhe formalisht. Ka ndodhur një zhvillim shumë i rëndësishëm që politikë, pasi Dritan Abazoviq ka çarë në dysh aleancën proserbe…

Lexo më shumë

Tre kongresistë të fuqishëm ulen mes shqiptarëve në Manhattan, premtojnë një riangazhim amerikan për Kosovën

Gregory Meeks dhe Carolyn Maloney janë dy figura qendrore të Kongresit dhe miqësia me ta është një pasuri e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe lobimin shqiptar në SHBA Nga Ruben Avxhiu Kosova dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin në qendër të një takimi miqësor të komunitetit tonë me tre kongresistë të fuqishëm në Manhattan. Darka synonte mbledhjen e fondeve për kongresistët Gregory Meeks dhe Mondaire Jones. Për ata që nuk e dinë, Meeks është kryetari i fuqishëm i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai ka zëvendësuar në këtë…

Lexo më shumë