Festë me shqiponjë e Brojës në sy të pronarit serb të klubit

Armando Broja është konfirmuar si sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit. 20-vjeçari ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në Premier League, duke realizuar gol të bukur në fitoren 4:1 të Southamptonit ndaj Brentfordit. Broja golin e shënuar e festoi duke bërë shqiponjën me të dy duart. Nga afër ndeshjen e ka përcjellur pronari i ri i Southamptonit, Dragan Sholak. Sholak bleu shumicën e aksioneve të klubit ditë më parë. Ai është parë duke duartrokitur pas golave të shënuar nga skuadra e Southamptonit, ku Broja është i huazuar.…

Lexo më shumë

Asnjë hap për të ndalur shëmbjet në Kalanë e Ulqint

Deputeti Genci Nimanbegu në një shkrim të tij ka ngritur edhe njëherë problemin e shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit. ”Sot bëhet një vjetori i shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit dhe, për fat të keq, as Komuna Ulqinit e as Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Sporteve nuk ka bërë as edhe një hap për ta rindërtuar dhe ndalur shëmbjet tjera të mundshme”, shkruan Nimanbegu. Ai poashtu shtin se shkaktari i kësaj shëmbjeje është objekti pa leje dhe i shemtuar në Kala rreth statusit të të cilit ende…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi rekomandohet për zgjatjen e pushimit dimëror deri më 31 janar

Autoritetet shëndetësore sot prezantuan situatën epidemiologjike në Mal të Zi dhe masat e reja që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Sipas ministres së Shëndetësisë Jellena Boroviniq-Bojoviq, masat para festave të fundvitit kanë dhënë rezultate dhe sistemi shëndetësor mund të përgjigjet plotësisht ndaj rezultateve që i kemi. Në shtatë ditët e ardhshme është e mundur kalimi i kufijve të Malit të Zi me të paktën një nga katër kushtet nga çërtifikata dixhitale e BE-së. “Që personi është vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të vaksinave dhe nuk kanë kaluar më…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Lajmrojmë komunitetin se sot me 10 janar 2022 në New York ndërroi jetë më i dashuri i ynë Ujkan B. Balidemaj  16 Qershor 1932 – 10 Janar 2022 Trupi i të ndjerit do të jetē i ekspozuar : Sot me 10 Janar nga ora 5:00PM -10:00PM  në adresen: 114-11 91st ave Queens,NY 11418 . Varrimi do të behet në vendlindje.Per daten e orën  e varrimit do te Ju informojmë me kohë. Të piklluarit: Djemtë: Rrustemi dhe Musa, vajzat: Fatimja, Gjyka, Raba, Bjeshka dhe Aishja  Për ngushëllime telefoni i familjes është: 646…

Lexo më shumë

Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri. Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra. Ndërkaq, sipas raportimeve greke, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 ballë. Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.

Lexo më shumë