Në pak kohë 372,280 dollarë vendlindjes – Aktivitet intenziv i Fondit ‘‘Trojet Tona‘‘

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” nga shtatori i vitit 2020 deri në ditët e para të janarit 2022 ka realizuar një aktivitet intenziv. Në këtë kohë nga ky fond kanë arritur të grumbullojnë ndihma në vlerë $286,000 dhe ti dërgojnë në  vendlindje për aktivitete të ndryshme. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe aktivitetet e para të realizuara nga ky fond në muajt dhjetor 2018, janar 2019 dhe janar 2020 atherë shuma totale që ky fond ka dërguar në vendlindje kap vlerën 372,280 dollarë, shkruan Ulqini Online.

Në një shkresë të këtij fondi, e cila ka ardhur në mailin tonë, janë të përfshirë të gjitha aktivitetet nga ana e tyre dhe vlera e ndihmave.

Më poshtë janë të paraqitur aktivitetet dhe vlera e ndihmave.

Shtator 2020 – Dhurohen 16 tabletë me vlerë $2,200 për 16 femijë në Shkollën fillore ne Katërkollë, familjet e te cileve jetojnë me ndihma sociale.

Tetor 2020 – Dhurohen 25 tabletë dhe 6 laptopë për të vetmen shkollë shqipe ne Dacaj te Rozhajës dhe 12 tabletë per shkollën fillore ne Shtoj, me vlerë prej $9,300.

Prej fillimit të nëntorit 2020 deri në prill të vitit 2021 fillon një punë intensive për të ndihmuar shtëpitë e shëndetit në Ulqin dhe Katërkollë gjatë pandemisë së Covid-19 me Rapid Tests, PCR tests, mjete personale mbrojtëse për stafin e Shtëpive të Shëndetit, furnizimi me ilaçe (medikamente) antivirale Remdesivir dhe Favimol, furnizim me vitamina D, C, Zink, tenke të Oksigjenit, si dhe mbulesa e harxhimeve të ilaçeve për Covid-19 për të gjithë popullsinë e Anës së Malit (mbi $84, 000). Shpërndarja e ilaçeve antivirale është bërë pa dallim rajoni, feje apo nacionaliteti. 

Shkurt 2021 – Shpërndahen $49,100 për:

–  22 familje për fëmijët që nuk e kanë prindërin ($27,5000),

–  11 familje për fëmijët me prindër me nevoja speciale ($11,000),

–  17 familje kryesisht të moshuar me ndihmë sociale ($6,600), dhe

–  $4,000 për shkollën me fëmije me nevoja speciale në Ulqin.

Mars 2021 – Shpërndahen $36,400 për 78 studentë prej nga $300 deri në $800 për student (studentë nga Ana e Malit dhe Ulqini).

Mars 2021 – Ndahen $1,000 per Muzeun etnografik në Draginë.

Nëntor 2021 – Në shkollën fillore në Katërkollë fillon punën klubi i volejbollit për vajza, ku të regjistruara janë 65 vajza dhe çdo gjë është pa pagesë.  

Poashtu në fillim të Nëntorit 2021 i dhurohen gjimnazit në Ulqin 20 desktop kompjutera dhe shkollës fillore në Katërkollë i dhurohen 2 desktop kompjutera dhe 4 printerë/skanerë (me një vlerë prej $10,000).

Në Nëntor 2021 merret me qira ($2,000 ne vit) një lokal për programin pas-shkollor “Bright Minds” ku edhe furnizohen me banka dhe karrige. Për momentin ky program ka 35 femijë te moshave 7 deri në 12 vjeçar. Në këtë projekt falenderojmë pronarin e të Fabrikës Kurti z. Kabil Kurti per dhurimin e bankave, si dhe Mobilars me pronarë vllezërit Xhurreta per dhurimin e karrigeve.

Në Nëntor 2021 fillojnë kurset e Anglishtes për të gjitha moshat. Edhe ky kurs është falas.

Në fillim të Dhjetorit 2021 inicohet hapja e Klubit të karates për Anën e Malit (ndërtimi ka kushtuar $15,000 dhe Renta është $2,250 në vit) ku për momentin ky klub ka 78 antarë dhe poashtu është falas për të gjithë fëmijët. Në projektin e Klubit të karatesë falenderojmë z. Safet Tahirin, z. Lemo Gogën dhe z. Bernard Skarda për pagesën e rentës për krejt vitin ($2,250).

Në Dhjetor 2021 inicohet themelimi i Ansamblit Trojet Tona.

Në fund të Dhjetorit 2021 për fëmijët e klubeve të volejbollit, karates dhe programit mbas shkollor organizohet Pizza party ku fëmijëve ju  janë shpërndarë edhe dhurata për Vitin e Ri 2022 .

Për Vitin e Ri 2022 shpërndahen $34,800 për:

–  13 familje për fëmijët që nuk e kaë prindërin ($16,500),

–  8 familje për fëmijët me prindër me nevoja speciale ($8,000),

–  21 familje kryesisht të moshuar me ndihmë sociale ($6,300), dhe

–  $4,000 për shkollën me fëmijë me nevoja speciale në Ulqin.

Shkurt 2022 fillon renovimi i Mullirit më ujë në Millë me një vlerë prej $25,000.

Fillimi i aktiviteteve humanitare

Dhjetor 2018/Janar 2019 shpërndahen $32,480 për:

–  13 familje për fëmijët që nuk e kanë prindërin ($31,200),

–  $800 per një fëmi që kishte nevojë për operacion special në Beograd

–  $480 për një familje me nevoja speciale 

Janar 2020 shpërndahen $53,000 për:

–  24 familje për fëmijët që nuk e kanë prindërin ($34,000),

–  6 familje për fëmijët me prindër me nevoja speciale ($7,500),

–  16 familje kryesisht të moshuar më ndihmë sociale ($8,500), dhe

–  2 shkollat më fëmijë me nevoja speciale, $2,000 për Ulqin dhe $1,000 për Katërkollë.

Prej Shtator 2020 deri tani me gjithë projektin e Mullirit dhe aktivitetet sportive vlera e dërgesave është: $286,000

Ndërsa prej kur kena fillu aktivitetin humanitar për Vitin e Ri 2019 e deri tash, jan nis në vendlindje: $372,280.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerkan “Trojet Tona” i falenderon nga zemra të gjithë donatorët për kontibutin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Pa ndihmen tuaj nuk do të kishim mundësi të ndihmojmë vendëlindjen në këtë shkallë. Zoti ju bekoftë Juve dhe familjet tuaja.