Tivar: Një person kërcënon me eksploziv. Evakuohet ndërtesa

Policia e Tivarit ka evakuuar banorët e ndërtesës në rrugën Marshall Tito në Tivar, për shkak të kërcënimit të një personi se do të përdorë eksploziv, bëhet e ditur për portali RTCG nga Qendra Operative e Komunikimit të Drejtorisë Policore. Ai u prezantua për media si Edin Begziq dhe tha se nuk do të dorëzohet derisa të paguhen punëtorët e “Primorkës”. Ai i tha se nëse  zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dërgon sigurim privat, ushtrinë apo policinë për të “sulmuar punëtorët”, ai do të jetë përgjegjës për “kaosin që pason”. Mësohet se…

Lexo më shumë

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë

Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën. “Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të ndaluar agresionin rus,” tha Vano Kakviashvili, veteran 38-vjeçar i ushtrisë gjeorgjiane që aktualisht shërben në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë. “Kjo është lufta e brezit tonë. Ne duhet të luftojmë për lirinë e Ukrainës,” shtoi ai. Në stërvitjet e…

Lexo më shumë

Shoqata humanitare ‘Peja’ në New York ndihmon 447 familje në nevojë për festat e fundvitit

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë anëtarë të Shoqatës humanitare “Peja në New York, për festat e fundvitit kanë ndihmuar 447 familje në nevojë, familje të dëshmorëve, veteran dhe kategori tjera. Përpos familjeve që do të ndihmohen në Pejë, Deçan, Klinë e Istog, kësaj radhë do të ndihmohen edhe 50 familje në Mitrovicë dhe 50 familje në Drenas. Duhet theksuar se vetëm për festat e fundvitit, kjo shoqatë ka mbledhur mjete materiale ne vlerë prej 20,250 dollarë, ku kanë gëzuar 447 familje, kurse në përgjithësi…

Lexo më shumë

Monumenti i Skenderbeut në Ulqin, sa shumë ”zhurmë” për asgjë

Rrethrrotullimi ku do duhej të vendosej Monumenti i Skenderbeut në Ulqin Mediat malazeze në janar të vitit 2021 kishin publikuar lajmin se Ministria e Kulturës i dha miratimin Komunës së Ulqinit për vendosjen e monumentit të Gjeregj Kastrioti Skenderbeg në rrethrrotullimin e bulevardit që mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar, shkruan Ulqini Online. Kryetari i athershëm i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq e kishte konfirmuar këtë lajm, duke theksuar se Ministria ka aprovuar ndërtimin e një monumenti prej bronzi, një metra e gjysmë të lartë, në një bazament prej tre…

Lexo më shumë

Kurti merr letër falënderimi nga Sulejman Ugljanin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar Presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e Ugljanin në krye të saj, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta. “Republika e Kosovës, me ju në krye…

Lexo më shumë