Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të shënojë 31-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast do të shfaqet dokumentari “30 vjet kulturë” dhe do të ndahet Çmimi Tradicional i “Art Club”-it. Aktiviteti do të mbahet të martën, më 28 dhjetor 2021, ora 12:00, në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”. Ju ftojmë që të merrni pjesë dhe ta pasqyroni këtë veprimtari kulturore në mediat Tuaja.
Lexo më shumëGjeka: Nga buxheti shtetëror Ulqinit do t’i takojnë 0.12 për qind
Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka deklaroi se nga Buxheti i Malit të Zi gjatë vitit 2022 Ulqini do të fitojë rreth tre milion euro. “Nëse llogaritet në përqindje, atëherë bëhet fjalë për 0,12 për qind, që dëshmon për kujdesin e pamjaftueshëm të organeve kompetente lidhur me ndarjen e mjeteve nga buxheti për vitin e ardhshëm”, tha ai. Siç shtoi, Ulqinit i dedikohen vetëm dy projekte, Kino Salla dhe ndërtimi i Bulevardit. “Mirëpo, këto projekte datojnë prej kohësh: i pari tre vjet,…
Lexo më shumëNëse popullsia shqiptare në Medvegjë bie nën 15% rrezikohet gjuha shqipe
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur në Klan Kosova FM për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kamberi tha se as në vitin 2021 nuk pati ndryshime për kushtet ë shqiptarëve, pasi sipas tij, zhvillimet politike kanë qenë të njëjta me vitin e kaluar, të cilat nuk kanë mundësuar ndonjë ndryshim. “Po përballemi me diskriminim të cilin Serbia po e zbaton ndaj popullsisë shqiptare në aspektet ekonomike, të diplomave që nuk njihen si dhe në shumë fusha tjera”, tha Kamberi. “Është një proces i legalizimit…
Lexo më shumëRedaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” uron Krishtlindjet
Të gjithë vëllezërve shqiptarë të konfesionit të krishter i urojmë gëzuar Krishtlindjen për shumë mote. Paqe, begati e lumturi e të gjitha të të mirat. Urime dhe festofshi gjithnjë të lumtur në mesin Tuaj familjar. Ju uron redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”
Lexo më shumëKKSH uron Krishtlindjet
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptarë, ju uron gëzuar Krishtlindjet, duke ju dëshiruar shëndet, begati, zhvillim e prosperitet në familje e shoqëri. Festat fetare për ne si shqiptarë janë të veçanta, sepse pëveç besimit, krijojnë harmoni e unitet kombëtar, për çka duhet të ndihemi krenar përpara gjithë botës. Gëzuar e për shumë mot! Kryetari, Faik Nika
Lexo më shumë