Në Plavë pran fshatit Brezovicë sot në oret e mengjezit u gjet trupi i pa jetë i një mashkulli të moshuar, lajmron portali Dan. Trupi i mashkullit u gjet në lumin Lim. Nga lajmet e para thuhet se në trup janë gjetur plagë në qafë nga siq duket nga mjete te mprehta. Portali Dan thotë se vazhdojn hetimet nga ana e Policisë. Burime të pa konfirmuara te portalit tonë na bëjnë mw dije se personi i gjetur në lumin Lim është i nacionalitetit malazez dhe ka mbiemrin Rajkoviq.
Lexo më shumëNJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA KUKAJ
Lajmërojmë miqtë shokët dhe mbarë komunitetin se me rastin e vdekjes te më te dashurës tonë NAFIJA (SHAHMANOVIQ). KUKAJ Djemtë: Fahrudini dhe Fehimi si dhe mbarë Vëllazëria Kukaj presin vizita Ngushëllimi (vetëm për Burra) me 28 Nentor 2021 duke filluar prej orës 10am-4pm ne: MAESTROS 1703 Bronxdale Ave Bronx NY Ngushëllime më të sinqerta Familjes, Kukaj nga redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”
Lexo më shumëKonfirmohet ftesa e Kosovës për Samitin e Demokracisë të organizuar nga Joe Biden
Burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor. Sipas burimeve të Telegrafit, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje. Ndryshe, sipas një liste të publikuar një javë më parë nga medium amerikan Politico, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë samit nuk janë ftuar Kosova, Serbia…
Lexo më shumëZëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?
Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci që organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden mëson Zëri i Amerikës nga burimet të sigurta në Washington. Sipas Zërit të Amerikës s’ka konfirmim zyrtar akoma dhe se Departamenti i Shtetit su ka kthyer përgjigje atyre lidhur me këtë çështje. Gazeta prestigjioze Politico kishte publikuar listën e shteteve që presidenti Biden kishte ftuar për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, por që Kosova nuk përfshihej në të. Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes…
Lexo më shumëMasat e reja anti-covid në MZ: Ndalohen dasmat, organizimi i Vitit të Ri, puna e klubeve të natës
Qeveria e Malit të Zi ka votuar masat e reja, më të rrepta, për luftën kundër virusit korona të cilat do të vlejnë nga e hëna më 15 nëntor deri më 1 dhjetor. Masat e reja janë: Ndalohet organizimi i kremtimit të Vitit të Ri në ambientet e hapura (koncertet, tubimet masovike, etj.), Ndalohet organizimi i dasmave në ambiente të hapura dhe të mbyllura, Ndalohet puna e klubeve të natës, Kufizohet orari i punës së objekteve gastronomike deri në mesnatë, Ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve të nxënësve, kremtimeve private…
Lexo më shumë