Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një emision televiziv në Serbi, ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin, shkruan antenam. Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.…
Lexo më shumëPërurimi i përmendores me harresë ndaj viktimave të pafajshme të bombardimit të 7 nëntorit 1943
Dje, u bë përurimi i punimeve të rregullimit të hapësirës, lokacioni 030 në rrugën Mujo Ulqinaku, mbi Ranë, të njohur si përmendorja. Përshëndesim rregullimin e çdo cepi të komunës sonë që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Por, përurimi i përmendores „Sloboda” u bë në 77 vjetorin e bombardimit të Ulqinit të 7 nëntorit 1943, kështu thuhet në një reagim të Forcës së Re Demokratike. Për fat të keq, ajo ditë ka qenë ditë zije për Ulqinin në të cilin Ulqini, gjatë bombardimit humbi së paku 39 banorë, e nga ata,…
Lexo më shumëNë Vatër, NY do promovohet libri “Veshjet e nusënisë Kranjane
Sokol Paja Të Martën më 16 Nëntor 2021, në orën 6.00 pm, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, organizohet promovimi i librit “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” i studiuesit Hamid Alaj. Libri është një studim për veshjet tradicionale të zonës së Krajës. Veshjet kombëtare e tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi, herë përfaqësojnë edhe një trevë apo një zonë të vogël rajonale, nëpër periudha të ndryshme kohore. Njëra nga karakteristikat kryesore…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA QOSAJ
Me pikëlim të thellë njoftojmë se në Vuthaj më 7 Nëntor 2021 nderroj jetë më e dashuri e jonë Shkurt (Goçaj) Qosaj 1941-2021 (bashkëshortja e Beqir Rames Qosaj) Varrimi i të ndjerës do të bëhet me 9 Nëntor 2021 në Hot të Plavës. Të pikëlluar: djemtë Gëzimi, Besimi dhe Ragipi vajzat ilka, Kumrija, Senada dhe Drita Redaskia e Faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Qosaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Lexo më shumëFejziq rizgjidhet reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi
Rifat Fejziq është rizgjedhur sot në krye të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Në këtë pozitë ai u zgjodh nga një organ i posaçëm zgjedhor në një seancë të mbajtur në objektin e Meshihat në Stara Varosh në Podgoricë. “Fejziq ka marrë 45 vota me votim të fshehtë nga 47 anëtarët e pranishëm të trupit zgjedhor, i cili përbëhet nga antarët e Kuvendit, Meshihatit dhe Këshillit Islamik të Bashkësisë Islame në Mal të Zi”, njoftoi Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Pas zgjedhjes për një mandat të…
Lexo më shumë