Flamuri i UÇK-së vendoset te Ambasada e Serbisë në Finlandë

Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur mbrëmjen e së hënës te ndërtesa e Ambasadës së Serbisë në Finlandë. Përmes një njoftimit, Ministria e Jashtme e Serbisë e ka cilësuar këtë si akt provokues dhe vandal. Tutje, sipas njoftimit, ambasadori serb, Sasha Obradoviq, e ka hequr flamurin nga aty dhe se për këtë ka njoftuar policinë në Helsinki. “Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë kanë vendosur flamurin e UÇK-së terroriste ( e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Mëngjesin e sotëm,…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë, tha sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Brenda pak ditësh, pas përgatitjeve teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në ShBA vetëm me pasaportë, raportojnë mediat kroate. Plenkoviq tha se ShBA-ja e la jashtë Kroacinë nga aplikimi për viza. “Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviq në një konferencë shtypi pas një takimi të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës.

Lexo më shumë

Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

Raportohet se mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar, ka bërë të ditur N1.info. Mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë. “Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës”, shkruan N1.info. Ato ishin stacionuar buzë rrugës, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste tha se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake. Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve…

Lexo më shumë

RTV Fontana i dhuron Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj një numër të konsiderueshëm të librave

RTV Fontana u jemi mirënjohës dhe falënderues për angazhimin e tyre, ndërkaq dhuruesit te dijes nder gjenerata mësuesit te vyer dhe atdhetar Sadik Bajramaj çdo të mirë në jetë dhe falënderues në pafundësi për kujdesin e dëshmuar për këto treva shqiptare. Pas dhurimit të librave për Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës  në Vuthaj, kështu shkruan në një postim në faqen e ti në Facebook, zt Zeqir Mehmetaj. Me iniciativën e familjës, dhe mbështetjen e dëgjuesve të RTV Fontanës,  me rastin e 86 vjetorit të datëlindjes së mësuesit Sadik Bajramaj nga…

Lexo më shumë

Profesori britanik: Me ngritjen e avionëve të vjetër pranë Kosovës, Vuçiqi bëri shfaqje të dobët

Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët. Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe…

Lexo më shumë