Rama mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet: Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat e automjeteve nga ana e Kosovës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova ka ngritur problemin me plot të drejtë. “Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet me targa të Serbisë duhet t’i zëvendësojnë ato…

Lexo më shumë

Apple ‘njeh territorin e Kosovës’ me sistemin e ri operativ iOS 15?

Për dallim nga softuerët paraprak, tani Apple, në sistemin e ri operativ, siç duket, kufijtë e Kosovës i ka shënuar me një vijë të plotë, e jo siç ka qenë më parë, me vijë të ndërprerë. Një konstatim i tillë mund të nxirret së paku nga pretendimet e disa përdoruesve të këtij softueri, sipas të cilëve me azhurnimin e softuerit të ri, harta e Kosovës duket me vijë të plotë. Dhe ky hap i Apple supozohet të jetë hedhur në sistemin e ri operativ iOS 15. Aty Kosova mund të…

Lexo më shumë

“Marri iu qoftë! Pse policia speciale n’kufi? Ti s’ishe UÇK!”, reagon ashpër Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi përsëri ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës, ku po ndalohet veturat me targa serbe të futën në Kosovë. Lajçi përmes një postimi në facebook, gjithashtu ka reaguar edhe për sancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Qeverisë. Lajçi shkruan se dje e ka pa frikën në sytë e atyre që sipas tij, i kanë mbushur xhepat me hajni. “Pse policia speciale n’kufi? Çasht ky film? Ky shou me tabela? Ti s’ishe UÇK!”, citon…

Lexo më shumë

Padi penale ndaj dy mjekëve në Ulqin

Policia e Malit të Zi ka ngritur dy padi penale kundër mjekëve me incialet J.I (65) dhe I.J (59) nën dyshimin për trajtimin e paautorizuar të pacientëve në një klinikë të improvizuar në vendpushimin turistik Ada e Bunës. I dyshuari i parë është shtetas i Serbisë me banim në Tivar, ku punon si specialist urolog , dhe akuzohet se ka kryer veprën penale të veprimtarisë së paligjshme ekonomike,thuhet në deklaratë. I dyshuari i dytë punon si mjek internist në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe akuzohet se ka kryer ekzaminime…

Lexo më shumë

Abazoviq takim me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe boshnjake

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua të hënën në Podgoricë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe asaj boshnjake. “Ishte kënaqësi që të hënën të shkëmbejë mendimet mbi situatën aktuale politike me kolegët nga partitë e pakicave”, deklaroi Abazoviq. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë për inkuadrimin më të madh të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave euroatlantike.

Lexo më shumë