Një agjent i Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse pjesë e operacionit në Cetinje të Malit të Zi

Në ngjarjet midis 4 dhe 5 shtatorit të ndodhura në Mal të Zi, raportohet për përfshirjen e zyrtarëve të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU). Siç raportojnë mediet malazeze, ndërhyrja e policisë dhe dërgimi me helikopter ushtarak i patriarkut serb Porfirije dhe mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinjes, janë ende një mister në disa segmente. Burime të mirë informuara të Antena M, pohojnë se në atë natë, përveç policisë malazeze, strukturave të sigurisë dhe logjistikës së Shërbimit serb të Inteligjencës (BIA), një zyrtar i rangut të lartë të GRU-së, punonjës i Ambasadës ruse…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA HASANGJEKAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot me 16 Shtatorë 2021, në Martinaj, u nda nga ne më e dashura  jonë Zojë Gjonbalaj Hasangjekaj (1942-2021) Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Martinaj më 17 Shtatorë në ora 15:00. Të pikëlluarit: djemt Zeqiri, Dema e Ismeti dhe familjet Hasangjekaj e Gjonbalaj. Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot, familjes Hasangjekaj dhe Gjonbalaj u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

Sërish situatë problematike në Han të Hotit, punëtorëve shqiptarë u kërkohen tampon negativë për të kaluar në Mal të Zi

Për të dytën ditë me radhë, situata paraqitet problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit.  Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në Mal të Zi, u kërkohet çdo ditë tampon për të kaluar.  Në një prononcim për mediat, një nga punëtorët, u shpreh se edhe pse ai ishte i pajisur me vaksinë anti-COVID sërish nuk është lejuar për të kaluar në vendin fqinj, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të merret dhe të normalizojë këtë problematikë.

Lexo më shumë

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë gjatë natës

Veriu i Shqipërisë është goditur nga dy tërmete gjatë natës së kaluar. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04:20 dhe kishin magnitudë 4.1.  Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 kilometra në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 kilometra. Ndërkohë lëkundja e dytë janë ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 kilometra në perëndim të Prizrenit. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit. 

Lexo më shumë

Bosnja fton të gjithë ata që e mbrojtën në luftë të mos udhëtojnë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që në një formë ishin të përfshirë në mbrojtjen e saj gjatë luftës në këtë vend (1992-1995), të mos udhëtojnë në Serbi deri në një njoftim tjetër, shkruan portali Klix.ba. Sipas kësaj ministrie, ekziston rreziku u arrestimit të tyre nga autoritetet e Serbisë. Kjo thirrje vjen dy ditë pasi në Serbi u arrestua ish-zyrtari i lartë i Shërbimit Federal të Policisë së Bosnjës, Edin Vranj, nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës. Kjo nxiti tensione…

Lexo më shumë