Gjukanoviq: Vuçiqi e do Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazezë

Mali i Zi kohëve të fundit është përballur me turbulenca politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazias. Javën e shkuar, Mali i Zi ishte pranë konfliktit me qytetarë që ishin kundër inaugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në qytetin historik të Cetinës. Pala malazeze që është kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin. Këtu bën pjesë edhe Gjukanoviq që e ka cilësuar shumë serioze situatën e fundit.…

Lexo më shumë

SHBA kujtojnë sot 20 Vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake dhe mbi Amerikën

Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, një bote ne miniature dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanët. Lavdi të rënëve.…

Lexo më shumë

FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit

Në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në ShBA, Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë. “Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë…

Lexo më shumë

Demokracia dhe demokratura

Tema dhe dilema Demokratura, do të thotë diktatura në demokraci, që manifestohet në pluralizëm, duke dëshmuar mungesën e demokracisë së brendshme, me pasoja për subjektët politike, ku përjashtim nuk bën as hapësira etnogjeografike shqiptare. Madje përvoja e deritashme dëshmon se  në skenën politike pluraliste është i pranishëm egozmi, autokracia e atavizmi duke i trajtuar subjektët politike si pronë private apo e një grupi të caktuar individësh,  veprim që krion paknaqësi sepse janë menanjuar individët me vlera profesionale, meritokraci e autoritet shoqëror, që ka ndikuar në dekompozimin e skenës politike  dhe…

Lexo më shumë

PSP dorëzon propozimin për inicimin e procedurës për shkarkimin e Gjukanoviqit

Klubi i deputetëve të Partisë socialiste popullore – SNP , ia ka dorëzuar sot Kuvendit të Malit të Zi propozimin për inicimin e procedurës nëse presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën e Malit të Zi. PSP thekson në arsyetimin e vetë se Gjukanoviq me 28 gusht në Cetinë ka deklaruar se “nuk është zgjuarsi të insistohet që kurorëzimi i patriarkut të bëhet në këtë qytet, por do të ishte më mirë që kjo ngjarje të dislokohet nga Cetina dhe të kryhet në njërin prej tempujve të shumtë…

Lexo më shumë