Situata në veri, Krasniqi e Abdixhiku i ofrojnë mbështetje Kurtit për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, dhe sot në mëngjes ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës…

Lexo më shumë

Debutim ëndrrash në kualifikimet e Evropianit për vajzat e reja dardane

Njëra nga golashënueset për Kosovën, Bardha Gjonbalaj Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13-0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë. Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016. Golat për Kosovën i realizuan Eriola…

Lexo më shumë

Rama në OKB: Kjo Asamble nuk është e plotë pa Republikën e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës. “Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë. Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë para dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogu Kosovë-Serbi për njohje të…

Lexo më shumë

QUINT-i, pas deklaratës së Kushtetueses: Qeveria e Kosovës të zbatojë plotësisht vendimin për Manastirin e Deçanit

Shtetet e QUINT-it që përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuara dhe ShBA-në kanë mirëpritur deklaratën e Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e vendimit të saj të vitit 2016 për Manastirin e Deçanit. Në komunikatën e Shefave të Misioneve të këtyre shteteve thuhet që është shqetësuese që Kushtetuesja detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet. “Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e marrin parasysh dhe mirëpresin deklaratën unanime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 24 shtator lidhur me moszbatimin e…

Lexo më shumë

Presidentët e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës të shqetësuar për zhvillimet e fundit

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe ai i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon. Siç njofton komunikata nga Presidenca e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Të tre presidentët kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe “gjithashtu qëllimin…

Lexo më shumë