Guci, e shtunë më 14.08.2021 Të shtunën më 14.08.2021 në ora 06 e 50 AM do të filloj manifestimi “Bjeshkët e Nëmuna Skyrunning 2021” në Guci para Komunës së Gucisë. Në një ftesë për publikun nga Organizata Turistike e Gucisë thuhet se bëhet fjalë për garën më të bukur dhe më atraktive e cila do të mbahet në hapsirat jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Ballkanit. Ky është manifestimi i parë sportiv ndërkombëtarë skyrunning me certifikatë për në Kupën e botës në hapsirat e ish Jugosllavisë. Kjo…
Lexo më shumëRritet numri i të infektuarëve me koronavirus: Në Plavë janë shënuar 21, në Guci 4 raste të reja
Mali i Zi po shënon rritje të të infektuarëve me virusin korona.Gjate ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka arritur shifrën mbi 300 të te infektuarëve e po ashtu është shtuar edhe numri i pacientëve të hospotalizuar. Në Plavë dje janë regjistruar 8 raste të reja kështuqë tash numri i përgjithshëm i të infektuarëve në këtë komunë është 21. Sa i përket Gucisë numri i përgjithshëm i të infektuarëve për momentin është 4.
Lexo më shumë“Art Club” ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me seli ne Ulqin ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj. Shkrimtari, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe veprimtari Nikollë Berishaj ka botuar së fundmi librin “Gjurmë që (nuk) heshten”, një përmbledhje e studimeve, refleksioneve dhe eseve, në të cilat autori shpreh shqetësimin për çështje dhe tema nga fusha të ndryshme. Për nga natyra, libri është një metazhanër dhe siç thekson në vështrimin e tij shkrimtari i njohur Agron Tufa, libri është një lloj guide kulturologjike. “Libri është konceptuar…
Lexo më shumëVuthaj: Ekshumohen eshtrat e deshmorëve për tu rivarrosur në Memorialin e deshmorëve në Gllogjan
Agimi i mengjesit të sotem i behu sot burrat e Dukagjinit ne Vuthaj. Ata kishin ardhur per ti zhvarrosur më të dashurit e tyre. Pos mallit dhe dhembjes, ata shprehnin edhe konsideratat me të larta per vuthjanet dhe cdo plave gucias, qe 23 vite me parë kishin bërë të pamunduren qe deshmoret e lirisë dhe bijtë tanë ta kenë trajtimin dhe rrespektin e merituar. 23 Vite me parë luftetarët e lirisë Besart Kadria dhe Shkelzen Berisha kishin rënë në pritë të forcave serbe në trekëndëshin e kufirit Kosove-Shqiperi- Mali i Zi. Ishte angazhimi I aktivisteve…
Lexo më shumëBeogradi synon serbizimin e Malit të Zi me regjistrim fals, Abazoviq: S’do e lejojmë!
Beogradi synon që të imponojë një proces të shpejtë të regjistrimit të popullsisë në vend, për të rritur në mënyrë false numrin e qytetarëve me kombësi serbe. Për këtë po tentohet të përdoret truku i zgjedhjeve të vitit të shkuar, ku mjaft njerëz që kanë pasur dikur një “pasaportizim” në Mal të Zi në kohën e Jugosllavisë, morën çertefikatë votimi. Fronti Demokratik, grupimi i partive serbe, madje kanë dalë me një ultimatum të fortë, për të kushtëzuar këtë regjistrim. Në një deklaratë të tij, Forumi thekson se nëse nuk do…
Lexo më shumë