Deçiqi vazhdon pa asnjë humbje edhe pas gjiros së 5-të të Ligës së parë të Malit të Zi. Sot në stadiumin e Tuzit, Deçiqi barazoi kundër Buduqnostit të Podgoricës më rezultat 2-2. Buduqnosti shënoi dy gola në pjesën e parë, përmes Kordic në minutën e 20-të dhe Djukanovic në minutën e 34-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2 për Buduqnost. Ndërkaq, në pjesën e dytë ekipi jonë dominoi krejtësisht lojën. Ishte Damir Kojasheviq i cili shënoi golin e parë për Deçiq, në minutën e 61-të. Ndërsa golin e barazimit,…
Lexo më shumëArta Vuçetaj Balaj kandidate për Kuvendin e Komunës së Istogut nga LDK
Bashkëvendsja e jonë Arta Vuçetaj Balaj kandidate në zgjedhjet në Kosovë. Përmes nje pronocimi publik ajo apelon per përkrahje dhe mbështeje në fushaten e saj për zgjedhje. Postimi i plotë i saj: Kam kënaqësinë të ju informoj për besimin që kam marrë nga LDK – Dega në Istog për të qenë kandidate e listës për Kuvendin Komunal, e renditur me numrin 21, e cila udhëhiqet nga kandidati për Kryetar Komune z.Ilir Ferati. Si grua, si nënë dhe (mbi të gjitha) si qytetare që jam në komunikim të përditshëm me familjet…
Lexo më shumëMali i Zi refuzon të strehojë afganët: Nuk i pranojmë as përkohësisht, s’jemi të detyruar!
Mali i Zi bëhet me dije se ka refuzuar të strehojë popullin afgan. Në një deklaratë për mediat, ministria e Jashtme e Malit të Zi tha se shteti i tyre nuk është i detyruar t’i pranojë ata qoftë kjo edhe përkohësisht. Në këtë fazë, Mali i Zi refuzon të pranojë refugjatë afganë, ashtu siç është raportuar edhe në media, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi. Teksa kanë mbështetur deklaratën e DASH, që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura për të gjithë…
Lexo më shumëMali i Zi pa kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të Kosovës
Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se nuk kanë vënë kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të vendeve të rajonit në këtë shtet, në kuadër të masave të reja kundër COVID-19. Kësisoj qytetarëve që vijnë nga Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, dhe Maqedonia Veriore, nuk do t’u kërkohet asnjë dokument në lidhje me COVID-19 për të hyrë në Mal të Zi. “Pa kushte, në Malin e Zi ende mund të hyhet nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Kjo ka të bëjë me qytetarët e…
Lexo më shumëMali i Zi ashpërson masat anti-Covid: Çfarë nevojitet për të hyrë?
Javët e fundit në Mal të Zi është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Nisur nga kjo situatë organet shëndetësore të shteti fqinj kanë ashpërsuar masat. Për të hyrë në Mal të Zi mundesh sipas katër kritereve të përcaktuara: 1.Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë. 2.Test PCR jo më shumë 72 orë. 3.Vërtetim që ke kaluar COVID-19 jo me pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID-19 4.Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.…
Lexo më shumë