Kombet e Bashkuara me pullë postare për Nënë Terezën

Nga Beqir SINA – New York City Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara po nderon Nënë Terezën me një pullë postare, prej $ 1.80 që u emetua sot më 12 gusht në Ekspozitën e Madhe të Pullave Postare Amerikane, në Chicago – Illinoi. Kështuqë, 12 gushti, do të hyjë në kalendar si dita kur Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, lëshojë një Pullë të re përfundimtare për të nderuar murgeshën e mirënjohur dhe humanitare Nënë Terezën (1910-1997). Pulla 1.80 $ Nënë Tereza është futur për përdorim nga zyra postare e…

Lexo më shumë

Regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet me elementët e identitetit

Nail Draga, Ulqin Diskursi demografik Vetëm ata të cilët kanë manipuluar në të kalurën me statistikat reale të popullsisë sidomos me strukturën kombëtare të saj, iu pengon realiteti demografik në Mal të Zi, duke harruar se koha e manipulimeve nuk mund të jetë e përhershme, e sidomos tash kur këtu ka ndodhur rotacioni i pushtetit, që ofron mundësi reale të prezantimit të elementëve të identitetit të popullsisë si në vend dhe në botën e jashtme Çështja e regjistrimit të popullsisë në çdo vend paraqet moment të veçantë jo vetëm statistikor por…

Lexo më shumë

GUCI: Gara “Bjeshkët e Nëmuna Skyrunning 2021”

Guci, e shtunë më 14.08.2021 Të shtunën më 14.08.2021 në ora 06 e 50 AM do të filloj manifestimi “Bjeshkët e Nëmuna Skyrunning 2021” në Guci para Komunës së Gucisë. Në një ftesë për publikun nga Organizata Turistike e Gucisë thuhet se bëhet fjalë për garën më të bukur dhe më atraktive e cila do të mbahet në hapsirat jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Ballkanit. Ky është manifestimi i parë sportiv ndërkombëtarë skyrunning me certifikatë për në Kupën e botës në hapsirat e ish Jugosllavisë. Kjo…

Lexo më shumë

Rritet numri i të infektuarëve me koronavirus: Në Plavë janë shënuar 21, në Guci 4 raste të reja

Mali i Zi po shënon rritje të të infektuarëve me virusin korona.Gjate ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka arritur shifrën mbi  300 të te infektuarëve e po ashtu është shtuar edhe numri i pacientëve të hospotalizuar. Në Plavë dje janë regjistruar 8 raste të reja kështuqë tash numri i përgjithshëm i të infektuarëve në këtë komunë është 21. Sa i përket Gucisë numri i përgjithshëm i të infektuarëve për momentin është 4.

Lexo më shumë

“Art Club” ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me seli ne Ulqin ka botuar këto ditë librin “Gjurmë që (nuk) heshten” të autorit Nikollë Berishaj. Shkrimtari, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe veprimtari Nikollë Berishaj ka botuar së fundmi librin “Gjurmë që (nuk) heshten”, një përmbledhje e studimeve, refleksioneve dhe eseve, në të cilat autori shpreh shqetësimin për çështje dhe tema nga fusha të ndryshme.  Për nga natyra, libri është një metazhanër dhe siç thekson në vështrimin e tij shkrimtari i njohur Agron Tufa, libri është një lloj guide kulturologjike.  “Libri është konceptuar…

Lexo më shumë