Shtohen masat kundër pandemisë në Mal të Zi

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, njoftoi të premten se masat kundër pandemisë janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare, ku gjendet një numër i madh i turistëve nga rajoni dhe Evropa. Këto masa, sipas zyrtarëve shëndetësorë, parashikojnë që nga sot e deri më 2 gusht të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambjente të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura. Qëndrimi në ambjente të brendshme të hotelerisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ të…

Lexo më shumë

Bashkëqeverisja me mohuesit e gjenocidit model aksidental në demokracinë pluraliste

Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve  parlamentare me 30 gusht 2020, nga shumë analistë është vlerësuar si sfidë për  shumicën e re parlamentare  për funksionimin dhe qëndrueshmërinë në  skenën politike. Një qasje e tillë  bazohej  në koalicionin  e shumicës parlamentare që  përbëhet  nga shumë subjekte politike me programe dhe ide të ndryshme, që  jep për të kuptuar se do të ketë mospajtime në marrjen e vendimeve  të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare  dhe   qeverisëse, dukuri e cila është e pranishme muajt e fundit në këtë…

Lexo më shumë

Mali i Zi ende nuk e ka zgjidhur demarkacionin detar me Shqipërinë

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se demarkacioni detar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet akoma temë e hapur. Ky informacion ceket në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi progresin e Malit të Zi, i cili është një konfirmim tjetër se çështja e kufirit me Kroacinë në Prevllakë nuk është e vetmja që mbetet e hapur dhe që Podgorica zyrtare duhet të zgjidhë, shkruan gazeta Dan. “Marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të mira me disa përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Demarkacioni në det midis dy vendeve mbetet i…

Lexo më shumë

Në Vuthaj të Plavë – Gucisë u përkujtua 70 vjetori i vrasjes barbare të Çung Tahir Dedushaj dhe nipit Isuf Zymer Dedushaj

Në Vuthaj te krahinës së Plavë – Gucisë (zemra e alpeve Shqiptare) u përkujtua 70 vjetori i vrasjes barbare të 62 vjeçarit Çung Tahir Dedushaj dhe nipit të tij 26 vjeçarit  Isuf Zymer Dedushaj, nga ushtria e Rankoviçit të Serbisë me dt.18 korrik 1951 ! Pjestaret e familjes Dedushaj dhe banorë të Vuthajt, bënë homazhe dhe vëndosen tufa me lule ne varret e të rënëve. Çung dhe Zymer Dedushaj u arrestuan menjëherë pasi kishte ndodhur vrasjsja e një punonjësi të policisë që inspektonte në këtë zonë kufirin shqiptaro – shqiptarë !…

Lexo më shumë

Bekim Jashari i futet garës për mandatin e dytë në krye të Skenderajt

Bekim Jashari ka konfirmuar se do të synojë edhe mandatin e dytë në krye të Komunës së Skënderajt. Jashari në një postim në Facebook ka njoftuar se do t’i futet garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka komentuar punën e tij në mandatin e parë, duke theksuar se vendimi që t’i futej garës katër vjet më parë ka qenë vendim “jo i lehtë për mua dhe familjen time”. Ai ka thënë se në punën e tij si kryetar për katër vjet është arritur të bëhet uji i pijshëm…

Lexo më shumë