Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar në Policinë e Bujanocit me ftesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo, pasi ai largoi në fshatin Konçul të Bujanocit flamurin serb që ishte vendosur nga dikush në mënyrë ilegale tek varri i heroit Fatmir Ibishi duke e rikthyer aty flamurin kombëtar shqiptar. Ky është postimi i plotë ku Musliu njofton për ftesën që i është bërë: Të nderuar qytetarë të Bujanocit Më lejoni t’iu njoftoj se sot kam marrë një ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme…
Lexo më shumëKFOR-i vendos barrikada të reja në afërsi të Manastirit të Deçanit, Ramosaj thotë se ka insistuar që të njëjtat të largohen
Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet komunale por edhe për vetë qytetarët e Deçanit, e kjo shkak i kontekstit që është me Manastirin që gjendet në këtë komunë. Ditëve të fundit forcat e KFOR-it, në afërsi të Manastirit kanë bërë përforcimin e barrikadave. Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët kanë thënë se këto barrikada reflektojnë pasiguri, presion politik dhe pengesa për zhvillimin e jetës normale në këto hapësira. Lidhur me vendosjen e këtyre barrikadave, KFOR-i në një përgjigje për Telegrafin ka…
Lexo më shumëSot nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit
Të premten avioni i parë nga Zyrihu do të ulet në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport. Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se më 9 korrik në aeroportin e Kukësit do të ulet ‘Helvetic Airline’ nga Zyrihu, fluturim i organizuar nga operatori turistik me bazë në Zyrih, ‘Illyrian Eagle’. Fluturimi i kthimit do të kryhet po sot. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e…
Lexo më shumëGuci: Promvohet vepra e Shaban Hasangjekaj “Gjurme ne Kohe dhe Refleksione”
Guci 8 Korrik 2021– Ne ambientet e Shtepise se Kultures ne Guci u mbjat ceremonia e promovimit te vepres se Shaban Hasangjekaj “Gjurme ne Kohe dhe Refleksione”. Ne ditelindjen e 75 te Shaban Hasangjekaj ne Guci dhe me nje pjesmarrje te adhuruesve te libri dhe krijuesish u prezentua kjo veper mjaft vuliminoze. Te pranishmit paten rastin te diskutojme per karieren e gjate me se 50 vjecare te Shaban Hasangjekaj si gazetar, studijues, mesimdhenes dhe perkthyes duke u ndalur te libri i publikuar. Ky eshte nje liber poliedrik qe permban recensionet…
Lexo më shumë“Mali i Zi më i afërti me Serbinë” — Abazoviq: S’ka të bëj me emocione, por me ekonominë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit, në veçanti për raportet e Malit të Zi me Shqipërinë dhe me Serbinë. Abazoviq në Pressing të T7 tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me emocione por me ekonominë pasi sipas tij, eksportin më të madh e kanë nga Serbia. “E fuqishme është, pasi ka lidhje tradicionale në mes të Malit të Zi dhe Serbisë. Kam pa se edhe në Shqipëri është komentuar deklarata ime. Kjo nuk ka të bëj me emocione,…
Lexo më shumë