Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka shqyrtuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për të blerë 4 dronë. Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pothuajse i gjithë kabineti i qeverisë së Kosovës ka qenë dakord me këtë propozim që do t’i kushtojë jo pak buxhetit të shtetit, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq, i cili tha se këto shpenzime janë të papranueshme në një…
Lexo më shumëKryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u takua me guvernatorin e New Jersey-it, Philip Murphy
Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj takoj një ndër politikanët më me ndikim në SHBA si dhe në Partinë Demokratike, ish ambasadorin e SHBA-së në Gjermani gjatë mandatit të presidentit Obama dhe guvernatorin aktual të shtetit të New Jersey, z. Philip Murphy. “Zhvillimi i demokracisë dhe të drejtat e njeriut janë baza fondamentale që duhet pasur në fokus çdo shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi si shtet anëtarë i NATO-s, është gjithmonë në fokus të anëtareve të saj, e posaçërisht të SHBA-ve, si një ndër shtetet më përkrahës…
Lexo më shumëNënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, hiqet tarifa prej 15 euro në kufi (video)
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë mes drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtorit të Shoqatës, Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi. “…është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë…Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, -tha Mazreku. Qytetarët…
Lexo më shumëAbazoviq flet për padinë e Kosovës ndaj Malit të Zi
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq. Lidhur me këtë padi, ka folur edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. I pyetur për këtë çështje, Abazoviq ka thënë se kjo është çështje gjyqësore dhe nuk ndërlidhet me raportet politike mes të dyja vendeve. “E vërtetë, kam dëgjuar për ketë rast. Është rast që është në gjyqet e Malit të Zi, aty e kemi pas edhe një problem pak me…
Lexo më shumëKurti në 85-vjetorin e lindjes së Qosjes: Vepra e tij është e pa moshë, aktuale sot sikurse në dekadat e shkuara
Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne në shënim të 85- vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja, ku në fjalën e tij, ai i uroi profesorit Rexhep Qosja jetë të gjatë dhe krijimtari të vazhdueshme, duke i dëshiruar që çdo përvjetor i ardhshëm të shënohet me suksese të tjera dhe realizim të aspiratave të përbashkëta tonat. Ai theksoi se vepra e Rexhep Qosjes është e pa moshë, aktuale sot sikurse ka qenë në dekadat e shkuara. “Ajo është burim frymëzimi për të rinjtë sot, sikurse ka qenë për…
Lexo më shumë