Provokim i rëndë i Serbisë, heq flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit

Një provokim i rëndë ka ndodhur në fshatin Konçul të Bujanocit, ku persona të panjohur kanë njollosur lapidarian e dëshmorit të parë të UÇPMB-së Fatmir Ibishi dhe nga aty kanë larguar flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb. Mirëpo, është Shqiprim Musliu, zv. Kryetar i komunës së Bujanocit, ai që me disa bashkëpunëtorë të tij kanë  kthyer në vend flamurin shqiptar, dhe kanë larguar atë serb, të vendosur tek lapidari i Fatmir Ibishit, të cilit i është përdhosur edhe emri. “Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, si garantues i marrëveshjes…

Lexo më shumë

PËRKUJTIM

Sadik (Haxhi) Gjonbalaj Sot një vit pa Ty i dashur Babë? Sot u bë një vit që nga ikja jote, një  vit  shumë i gjatë për ne,  por për Ne ishte sa 100000 vite Pa Ty. Faleminderit për Mundin, Sakrificat, Dashurinë dhe Përkushtimin tënd ndaj Nesh. Fjalët janë të pakta për ty babë.  Malli dhe dhimbja janë gjithmonë me Ne, me Mungesën tënde ne nuk po mund të pajtohemi ! Të Duam shumë i shtrenjti i ynë,  do na Mungosh, gjithmonë do të duam dhe te kujtojmë përherë me Dashuri…

Lexo më shumë

Rruga Podgoricë-Guci, nëpër Shqipëri mund të jetë në funksion gjatë kësaj vere (video)

Rruga e re Podgoricë-Guci, përmes Shqipërisë më në fund mund të funkcionalizohet gjatë kësaj vere. Janë kryer 99,5 % të punëve në pjesën e fundit nëpër kanjonin e Cemit, e në MPB presin që vendkalimi kufitar    Shqipëri – Mali i Zi , Grabon – Cem i Trieshit do të hapet deri më 15 qershor 2021. Në këtë  mënyrë rruga e deritashme nga Podgorica deri në Guci nëpër  Platije, do të shkurtohet për 120 kilometra, gjegjësisht tani nga Podgorica deri ne Guci përmes Shqipërisë distanca do te jete vetëm  70km. Vlen…

Lexo më shumë

Kuvendi voton pro kërkesës për shkarkimin e Metës dhe ngritjes së Komisionit Hetimor

98 deputetë votuan pro kërkesës së mazhorancës për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta, me motivacionin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. 5 deputetë votuan kundër, ndërsa 2 abstenuan. Gjithashtu, 97 deputetë votuan pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, 6 votuan kundër dhe 1 abstenoi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, renditi arsyet se përse kjo mazhorancë duhet të shkarkojë Metën, ndërsa i bëri thirrje edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ta mbështesë…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi asnjë infektim i personave të vaksinuar

Sipas të dhënave të fundit, mbi 57 mijë qytetarë të Malit të Zi janë vaksinuar deri tani me dozën e parë dhe 27 mijë me dozën e dytë të vaksinës, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë. Që prej fillimit të procesit të immunizimit e deri ditën e djeshme në vend nuk është regjistruar  asnjë rast i infektimit të personave të vaksinuar, kurse numri i reaksioneve të paraqitura është 273 , kryesisht me simptoma të lehta, kurse 20 kanë pasur reaksione më serioze por pa probleme të theksuara, njoftohet nga kjo ministri.

Lexo më shumë