Shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci po kërkojnë që të lehtësohen kriteret për t’u pajisur me dokumente të Kosovës. Ata thonë se duhet të hiqet kriteri i cili kërkon që aplikuesi për lejeqëndrim të ketë në llogari bankare 6 mijë euro, si mjete që shërbejnë për jetesë në Kosovë. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve kërkojnë që kjo shumë të ulet në 500 euro. E sot, Lëvizja Vatra dhe MPB-ja janë dakorduar për krijimin e një grupi punues për përmirësimin e këtij kriteri.
Lexo më shumëEdhe një lehtësim nga Qeveria e Kosovës për studentët nga Mali i Zi
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla nëpërmes një shkrimi të tij në rrjetet sociale njofton zvogëlimin e qarkullimit financiar për studentet shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi. ”Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi.Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që…
Lexo më shumëMAZREKU: ENDE NUK ËSHTË HEQUR POLICA E SIGURIMIT ME MALIN E ZI
Sot ka qarkulluar lajmi se është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, për automjetet kosovare që udhëtojnë për Malin e Zi. Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se ende nuk është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, por është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit mes dy vendeve. Postimi i plotë i drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku Të dashur qytetarëSiç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund…
Lexo më shumëKurti merr letër urimi nga kryeministri i Malit të Zi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Sipas një njoftimi për media thuhet se Krivokapiq ka shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe. “Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi…
Lexo më shumëMërgimtari ua paguan të gjitha borxhet bashkëqytetarëve në një dyqan në Mal të Zi
Ishin fjalët: “Më lini shumën, pa emrat e debitorëve, të cilët i detyroheshin dyqanit tuaj për një kohë të gjatë për të paguar borxhet e tyre”, ishte mesazhi që një dyqan të vogël lokal në qytetin port të , Tivarit, Malit të Zi/ Një mërgimtar shqiptar anonim që jeton jashtë vendosi të paguajë të gjitha borxhet e papaguara në dyqanin Cobra në shumën prej 500 euro. Ai ua pagoi borxhet njerëzve të të gjitha besimeve dhe kombeve që ishin në fletoren e borxhit të pronarit të dyqanit. Ky fshat njihet si…
Lexo më shumë