Rënie drastike e kalimeve në pikën Sukubinë – Muriqan

Në tre muajt e parë të vitit aktual pati një rënie drastike të kalimeve në pikën kufitare në Sukobinë , sidomos gjatë muajit mars kur ndalimi për të lënë territorin e komunave hyri në fuqi në shumicën e qyteteve malazeze. Sipas të dhënave zyrtare, 203 mijë pasagjerë kanë kaluar nëpër këtë pikë  deri më tani, me një rënie të madhe të kalimit nga qytetarët e Malit të Zi. “Në tre muajt e parë  203 mijë pasagjerë dhe rreth 67 mijë automjete kaluan përmes pikës kufitare në Sukobinë. Sigurisht që qarkullimin…

Lexo më shumë

Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërtojë bazë ushtarake në kodrën më të lartë në veri të vendit, në Kodrën e Cërrnushës

FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në veri të Kosovës, ‘Kodrën e Cërrnushës’ që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra. Me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kjo kodër do t’i jepet sot FSK-së. Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s. s. Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet…

Lexo më shumë

Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës

Shpesh kur kombëtarja e Kosovës ka ndeshje të rëndësishme me kombëtarët e tjera, kryetemë, përvec futbollit, bëhen simbolet e shtetit. “Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar të gjithë popullin. Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja. Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi…

Lexo më shumë

Duda Balje i reagon Numan Baliqit pasi e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka reaguar sot pas një ditë më parë Numan Baliq e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe dhe kanë vrarë shqiptarë. Balje në një postim në Facebook ka ftuar të gjitha institucionet si Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfarëdo veprimi. Ajo ka thënë më tej se për pavërtetat për anëtarët e familjes së saj së shpejti do të ballafaqohen në gjykatë. Lexoni…

Lexo më shumë