Gjatë vitit 2025, autoritetet e Republikës së Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për veprën penale të spiunazhit – një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit. Si rrjedhojë e angazhimit të tyre janë zbuluar disa raste të dyshuara për spiunazh ku ka pasur edhe të arrestuar, masa paraburgimi dhe ngritje aktakuzash nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Këto raste, të cilat lidhen kryesisht me dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja të inteligjencës, kryesisht me BIA-n serbe, kanë ngritur shqetësime…
Lexo më shumëASH – Guci reagon: Kërkohet korrigjimi urgjent i simboleve shqiptare në faqen e Organizatës Turistike të Gucisë
Guci – Alternativa Shqiptare, Dega Guci, ka reaguar publikisht duke i bërë apel urgjent Organizatës Turistike të Gucisë (Turistička organizacija Gusinje) që të korrigjojë, siç thuhet, gabimet në përdorimin e simboleve shqiptare në ueb-faqen zyrtare të organizatës. Sipas reagimit, këto gabime nuk mund të konsiderohen të rastësishme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme institucionale, pasi prekin drejtpërdrejt përfaqësimin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në këtë komunë. Alternativa Shqiptare i ka bërë thirrje edhe subjektit politik Lëvizja për Gucinë, si pjesë e pushtetit lokal, që të ushtrojë presion institucional për korrigjimin e…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA KASNECI dhe ULAJ
Me hidherim te thelle lajmerojme se sot me dt 31 Dhjetor 2025 ne 31.12.2025 ne Bergamo-Italy. per ndarjen nga jeta te te me te dashures sone Hasnie Isa Kasneci ( Ulaj) (Lindur me 24.11.1956 ne Vuthaj) Varrimi do te behet ne Tirane. Data e kohe e varrimit do te njoftohet ne ditet ne vijim Te pikelluar: Bashkeshorti Sokoli, djemt Andri dhe Kreshniku Vellezrit Ulaj – Ahmeti,Bashkimi, Astriti, motrat Nuria dhe Vera. Redaksia portalit Plava e Gucia Sot familjeve KASNECI dhe ULAJ u shpreh ngushellimet tona mete sinqerta
Lexo më shumëFondacioni Plavë–Guci: Falënderim për një Vit Solidariteti dhe Veprash Konkrete
🙏 FALËNDERIM I FUNDVITIT 🙏 Në përmbyllje të këtij viti të suksesshëm, Fondacioni Plavë–Guci shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë donatorët, anëtarët e fondacionit dhe bashkëpunëtorët tanë, si në vendlindje ashtu edhe në New York. Falë bujarisë, përkushtimit dhe bashkimit tuaj rreth vlerave tona të përbashkëta, kemi arritur të realizojmë iniciativa të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetin tonë. Ky vit dëshmoi edhe një herë se solidariteti, organizimi dhe dashuria për vendlindjen sjellin rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. ✨ Projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti…
Lexo më shumëÇelaj: Lëvizja për Guci realizoi dhjetëra projekte gjatë vitit 2025:
RAPORT I PUNËS DHE INVESTIMEVE NGA LËVIZJA PËR GUCI GJATË VITIT 2025 SI PJESË E QEVERISJES LOKALE Guci – Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Asdren Çelaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një përmbledhje të projekteve dhe investimeve të realizuara gjatë vitit 2025, si pjesë e qeverisjes lokale. Sipas Çelajt, subjektit politik të cilit i përket, Lëvizja për Guci, i atribuohet një numër i madh projektesh konkrete që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në komunë, veçanërisht në aspektin infrastrukturor, kulturor, sportiv dhe të…
Lexo më shumë