Abazoviq i drejtohet Parlamentit Evropian lidhur me akuzat se Qeveria malazeze është pro-ruse

Mali i Zi, pas ndryshimit të qeverisë për herë të parë në 30 vjet, ka mbetur në rrugën e tij evropiane dhe është i përkushtuar ndaj NATO-s, thotë Dritan Abazoviq. Duke iu drejtuar Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, zëvendëskryeministri i Malit të Zi theksoi se asgjë apokaliptike nuk ndodhi pas ndryshimit të qeverisë. “Qeveria e re malazeze, 100 përqind – unë mund të garantoj – nuk është pro-ruse”, tha ai. “Qëllimi ynë është të bëhemi anëtari tjetër i BE-së, gjë që do të jetë e vështirë të…

Lexo më shumë

Vjosa Osmani sot intervistë në televizionin prestigjioz britanik BBC

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jap një intervistë në median e huaj BBC, në emisionin ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriun, i cili me anë të një postimi në Facebook ka konfrimuar se e para shtetit do të jetë prezentë në televizionin prestigjioz britanik. “Presidentja në detyrë në programin më të ndjekur të BBC News, ‘HARDtalk’ me Stephen Sackur. CNN Amanpour para pak ditësh, tani BBC HARDtalk, PR më të mirë se kaq nuk ka si të…

Lexo më shumë

Fjalimi që i mungoi Kuvendit të 10-të të LDK-së

Ramazan BEKTESHI Të nderuar delegatë, rugovistë, faleminderit për besimin e dhënë! (Kështu do te duhej te ishte adresimi i Lumirit pas fitores) Sot, fillon një epokë e re për LDK-në, epoka e ringjalljes, epoka e shpresës dhe asaj frymës që e braktisëm. Sot jam i detyruar që t’u kërkoj ndjesë LDK-istëve më të përkushtuar, që me sakrificat e tyre sublime e bënë LDK-në një akademi politike, një institucion të pavarësisë, dhe një subjekt me përmasa ndërkombëtare që degët e saja shtriheshin në katër kontinente. Më falni, LDK-istë të mi, sepse…

Lexo më shumë

Vallëzimi i serbëve dhe palestinezëve në Beograd VIDEO

Serbët dhe Palestinezët kanë lidhje të veçantë mes tyre të cilën e manifestojnë duke shënuar edhe natën kulturore të të dy popujve. Ata shihen duke vallëzuar në “natën e kulturës” së popujve të Serbisë dhe Palestinës. Eventi ishte organizuar nga presidenti i diasporës studentore palestineze në Serbi. Në anën tjetër ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan që njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës së fundi ka “kërcënuar” Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Nabhan tha se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”,…

Lexo më shumë

Gjeloshaj: Mediat në gjuhën shqipe të padëshirueshme nga Kryeministri

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e qortoi Kryeministrin, Zdravko Krivokapiq, sepse nuk i ftoi përfaqësuesit e mediave në gjuhën shqipe në dialog në ndërtesën e Qeverisë. Kryeministri Zdravko Krivokapiq takohet me përfaqësuesit e mediave… ashtu siç pritej nga ai, mediat në gjuhën shqipe janë të padëshirueshme, shkruan Gjeloshaj në reagimin e tij në facebook. Kryeministri, Zdravko Krivokapiq dhe Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentiq vazhduan dialogun me mediat. Në takimin e sotëm në Qeveri morën pjesë përfaqësues të medias së shkruar, ndërsa javën e…

Lexo më shumë