Turnir në basketboll për të nderuar jetën dhe veprën e Rosi Gjonbalaj

New York 6 Prill 2018

Të rinjtë me origjinë nga Plavë Gucia të lindur dhe rritur në mërgim  organizojnë turnir në basketboll  për hirë të ditëlindjes së vëllaut dhe shokut të tyre Rosi Gjonbalaj.

Rosi Gjonbalaj i lindur me 15 Prill 1994 në New York humbi jetën tragjikisht me 29 Qershor 2016  ne New York në një  aksident komunikacioni. Vdekja e ti e hershem pat tronditur rënd familjen dhe komunitetin shqiptar. I riu Rosi ishte me origjinë nga fshati Vuthaj i Plave Gucisë,  shquhej dhe respektohej shumë ne mesin e rinis për vlera të larta që ai posedonte.

Motra e të ndierit Albulena sëbashku me të afërm dhe shokët e Rosit i cili u nda nga ne në moshën 22 vjeçare, ju fton që me 16 Prill 2018 në FDR State Park, NY të bashkohemi për ditëlindjen e Rosit.

Përmes këtij turniri të  basketbollit, e dashurinë  për Rosin,  në frymë sportive, të jemi  bashke në këtë datë Përkujtimi,  edhe pse ai është në boten e amshueshme, ne të reflektojmë mallin dhe dhimbjen por edhe krenarin që e patëm dhe  që ndiejmë për të

Ejani përmes sportit si dikur me Rosin:

Ejani ju mirëpresim 16 Prill 2018 FDR State Park, NY duke filluar ne 12:00PM !

 

#plavaeguciasot

FDR Link