Kontraktohen punimet për rregullimin e lokalitetit arkeologjik të Shasit

Ilustrim Komuna e Ulqinit ka ndarë një publikim të ICP Office – Municipality of Ulcinj, ku mësohet se ka kontraktuar punimet për rregullimin dhe valorizimin e lokalitetit arkeologjik të Shasit, një nga pasuritë më të rëndësishme kulturore dhe historike të rajonit, shkruan Ulqini Online. Punimet, të cilat do të zgjasin tre muaj, do të realizohen nga kompania MONTAL DSD nga Podgorica. Sipas projektit të paraparë, do të rregullohen gjithsej 12 shtigje për këmbësorë, me një gjatësi totale prej 2700 metrash, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen brenda këtij lokaliteti arkeologjik. Po ashtu, projekti përfshin vendosjen…

Lexo më shumë

Përkujtim: 36 vjet nga vdekja tragjike e Profesor Ali M. Ahmetaj

Më 15 prill bëhë 36 vjet nga vdekja tragjike e Profesor Ali M. Ahmetaj, një prej figurave të shquara të arsimit dhe atdhetarisë shqiptare në Kosovë. Kujtimi për të mbetet i gjallë në familje, në ish-nxënësit e tij dhe në mbarë trojet shqiptare, veçanërisht në Plavë e Guci dhe Vuthaj. Është shumë e vështirë të mendosh dhe të kujtosh, me lot në faqe, përvjetorin e vdekjes tënde tragjike, të orkestruar nga UDB-ja serbe më 15 prill 1990, o vëlla i nderuar, Profesor Ali M. Ahmetaj. Ne, familjarët e tu, nxënësit,…

Lexo më shumë

Rozhajë: Dita e tretë e bllokadës nga transportuesit, kundërshtojnë trajtimin e padrejtë nga institucionet

Rozhajë, 17 prill 2026 – Transportuesit në komunën e Rozhajës po vazhdojnë bllokadën e transportit rrugor, duke shënuar sot ditën e tretë të protestës së tyre kundër, siç thonë ata, trajtimit të padrejtë nga institucionet shtetërore të Malit të Zi. Sipas informatave të siguruara nga njëri prej transportuesve pjesëmarrës në protestë, bllokada ka nisur si reagim ndaj kushteve të vështira të punës dhe procedurave që ata i konsiderojnë të padrejta dhe të dëmshme për veprimtarinë e tyre. Ata theksojnë se do të vazhdojnë protestën derisa kërkesat e tyre të merren…

Lexo më shumë

Prejardhja e malazezëve ndërmjet gjenetikës dhe narrativave politike  

  Ismet Azizi: Studimi që trazoi Malin e Zi: prejardhja e malazezëve më e ndërlikuar se sa thuhej!  Debatet mbi prejardhjen e popujve në Ballkan kanë qenë historikisht të ngarkuara me dimensione politike, identitare dhe ideologjike. Në këtë hapësirë, historia, gjuha, antropologjia dhe, së fundmi, gjenetika janë përdorur jo rrallëherë si mjete për të legjitimuar narrativa kombëtare. Një shembull i tillë është teksti i autorit Miroslav Qosoviq mbi prejardhjen e malazezëve, ku ai mbështetet në rezultate të disa studimeve gjenetike për të sfiduar tezën e “sllavizmit të pastër” të popullsisë së sotme…

Lexo më shumë

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministritë

Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava, Gucia dhe Andrijevica kanë paralajmëruar një protestë paqësore më 25 prill, me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lehtësonte lidhjen mes Kosovës dhe Malit të Zi. Protesta do të mbahet nën sloganin “Mjaft me izolim!” dhe pritet të zhvillohet në zonën Kotlovi – Kuçishtë, në malin e Çakorrit. Organizatorët kërkojnë nga institucionet qendrore në Kosovë dhe në Mal të Zi që të trajtojnë këtë çështje si prioritet dhe të mundësojnë hapjen e pikës kufitare. Në…

Lexo më shumë