Kurti në Mal të Zi akuzon Serbinë për destabilizim dhe ngre shqetësimin për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë vendim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke i dhënë vendit statusin e kandidatit dhe duke hapur negociatat për anëtarësim. Kurti, në samitin e mbajtur në Mal të Zi, ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. “Aplikimi i Kosovës po pret, që nga dhjetori i vitit 2022, për një…

Lexo më shumë

Shqiptarët e New York-ut : “Studentët nuk janë vetëm – dorëheqja e Ramës është kërkesë e kombit”

Nga Beqir SINA – New York Video: https://youtu.be/dXtW9oAE-jA?is=AKP7B9iDtaLtfAFN Para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së diaspora dërgonë mesazh të fortë solidariteti me rininë e Tiranës NEW YORK – Dje, para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, diaspora shqiptare e New York-ut dhe zonave përreth u mblodh në një tubim të vendosur solidariteti me studentët dhe qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë. Atmosfera ishte e ngarkuar, flamujt kuqezi valëviteshin dhe zërat e pjesëmarrësve kërkonin qartë ndryshim dhe fund të dhunës policore ndaj rinisë. Protesta…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME – NGA FAMILJA GOÇAJ

Familja Goçaj në New York njofton të afërmit, miqtë, dashamirët dhe bashkëvendësit se, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, SHPEND (HALIL) GOÇAJ ( 70 vjeçare) E pamja do të mbahet të dielën, më 1 nëntor 2026, në ambientet e Eastwood Manor, Bronx, New York. Orari: Nga ora 10:00 AM deri në 3:00 PM. (E pamja është vetëm për burra.) Familja Goçaj falënderon të gjithë miqtë, shokët e dashamirët që ndanë dhimbjen me ne, për ngushëllimet e tyre dhe kujdesin që treguan. Me rastin e…

Lexo më shumë

Mark Gjonaj kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe jep dorëheqje nga Këshilli Koordinues i Diasporës

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Njëkohësisht, Gjonaj ka njoftuar dorëheqjen e tij të menjëhershme nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Plava e Gucia Sot | 21 tetor 2026 Mark Gjonaj, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ish-përfaqësues politik në Nju Jork, përmes një letre publike të datës 20 tetor 2026, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi…

Lexo më shumë

Ndryshim në krye të Fondacionit “Dom Simon Filipaj”, Nikollë Gazivoda zgjidhet kryetar i ri

Pas 16 vitesh në krye të Fondacionit “Dom Simon Filipaj”, Tom Shkreli ia dorëzon drejtimin Nikollë (Nicky) Gazivodës, duke hapur kështu një kapitull të ri në veprimtarinë e kësaj organizate të njohur humanitare. Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, i cili prej më shumë se 21 vitesh zhvillon veprimtari humanitare në ndihmë të nevojtarëve, vendlindjes dhe çështjes kombëtare, tashmë do të drejtohet nga Nikollë (Nicky) Gazivoda. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i deritanishëm i Fondacionit, Tom Shkreli, i cili pas 16 vitesh drejtimi ka vendosur t’ia besojë këtë përgjegjësi një…

Lexo më shumë