Ambasadori palestinez në Serbi, apelon vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës. Këto thirrje i bëri në një intervistë për “Sputnik”. Nabhan këtë veprim e bëri pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike. “Për Palestinën, Jeruzalemi është një vijë e kuqe, dhe hapja e ambasadës së Kosovës në atë qytet është një akt armiqësor për ne. Unë u bëj thirrje vendeve arabe të rishikojnë njohjen e Kosovës dhe të bëjnë presion mbi ta që të mos hapin një ambasadë në Jeruzalem”. “Kushdo që…

Lexo më shumë

Mali i Zi, gjykata rrëzon dënimet për 13 persona të akuzuar për përfshirje në puçin e dështuar

Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka shfuqizuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, ishin dënuar me gati 70 vjet burg. Ata akuzoheshin për pjesëmarrje në një përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë pro-perëndimore në vitin 2016 dhe urdhëroi hapjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj tyre, shkruan Zeri i Amerikes. Gjykata e Apelit tha se vendimi i vitit 2019 ishte i shoqëruar me shkelje të ligjit penal dhe se një gjykim i…

Lexo më shumë

Në Berane një rrugë do të mbajë emrin e kriminelit Ratko Mlladiq

” Anëtarët e Këshillit për emërtimin e rrugëve dhe sheshesheve të Beranes mori një numër të madh propozimesh nga institucione dhe individë midis tyre kishte propozime që njëra nga rrugët të marrë emrin e gjeneralit Ratko Mlladiq”, tha Kikoviq. Këshilli për propozimin e emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve me shumicë votash miratoi propozimin që një rrugë në Berane të Malit të Zi, të mbajë emrin e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska. Ndërsa propozimi që njëra nga rrugët të mbajë emrin e…

Lexo më shumë

Deputeti Nimanbegu takohet me shefen e delegacionit te BE-se Oana Cristina Popa

Në Parlamentin e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu zhvilloi një takim me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, E.S. Oana-Cristina Popa. Ajo në kuadër të aktiviteteve diplomatike me përfaqësues të Klubeve të Deputetëve dhe Listave zgjedhore, ka biseduar me deputetin e Listës Shqiptare, të cilin e ka informuar mbi prioritetet e punës që do të ketë Delegacioni në Mal të Zi. Temat e diskutimit ishin tranzicioni politik i pushtetit, marrëdhëniet në Parlament, bashkëpunimi midis pozitës dhe opozitës në Kuvend, duke pasur parasysh prioritetet që i lidhin partitë politike, e që…

Lexo më shumë

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës (video)

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mijë e e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetar, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019. Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi. Kronika e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli…

Lexo më shumë