Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi i prinë tabelës në elitën e futbollit malazez

Të premten dhe të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit të ri në elitën e futbollit malazez!  Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi starton në mënyrën më brilante, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 kampionin në fuqi Buduqnostin nga Podgorica! Deçiq i prinë tabelës në Kampionatin e Malit të Zi!  Skuadra nga Tuzi ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe me synime për kreun e tabelës.  Puna e palodhshme e kryetarit të klubit, Pal Dreshaj, me të gjithë të tjerët, e ka ngritur klubin në një nivel të…

Lexo më shumë

Partia e Abazoviç merr hapin e parë kundër filoserbëve: Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe

Pak ditë përpara se të miratohet qeveria e re në Mal të Zi, nga mazhoranca ku shumicën e kanë forcat filoserbe, partia URA e Dritan Abazoviçit, ka marrë një tjetër vendim që ndal revanshizmin nacionalist serb. Jo me gojën e Dritan Abazoviçit, por të nënkryetarit të partisë URA, Filip Adziç, kjo forcë politike, pjesë e mazhorancës së re ka bërë të ditur se nuk do të votojë pro abrogimit të ligjit të shumëdiskutueshëm për institucionet fetare, që i heq Kishës Ortodokse Serbe, të drejtën e përfaqësimit si një organizëm nacional…

Lexo më shumë

Intervistë e prof. Dr Naser FERRIT , në TV Dukagjini: “Peja Gjatë Antikitetit” (video)

Dr Ferri po vazhdon me plotë përkushtim dhe dinjitet rrugën e Ferrajve të kohërave tona. Si pjesëtar i familjes së komandantit legjendar Jakup Ferrit , ai po dhuron një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e dijes në lëmi të lashtësisë tonë si komb. Dr Ferri ishte i ftuar në Tv Dukagjini lidhur me veprën e ti të fundit dhe shumë voluminoze “Peja Gjatë Antikitetit”.Për më shumë ta përcjellim intervistën në TV Dukagjini….

Lexo më shumë

Do të themelohet Fondi për shqiptarët e Malit të Zi (video)

Përveç fondit për Luginën e Preshevës, Kosova është duke u zotuar edhe për krijimin e një fondi tjetër, kësaj radhe për shqiptarët e Malit të Zi. Kështu tha ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla e cila shtoi se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve. “Për të rritur bashkëpunimin mes shqiptarëve në botë, ajo gjatë se shtunës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e shoqatës shqiptare në Amerikë “Vatra””, tha Meliza Haradinaj- Stublla, ministre e Punëve të Jashtme. Ky memorandum parasheh bashkërendimin e aktiviteteve…

Lexo më shumë

Bujar Hasangjekaj u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal të Gucisë

Kandidati nga Koalicioni “SHQIPTARËT BASHKË PËR GUCI” z. Bujar Hasangjekaj u zgjodh me shumicë votash për kryetar të Kuvendit Komunal të Gucisë. “Falënderim të veçantë kemi për secilin votues që e përkrahi koalicionin e bashkuar shqiptar në Guci, me besimin e thellë se do të ndjehen krenarë me punën e Kryetarit të sapozgjedhur dhe me punën e angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të tyre!”, kështu shkruan këshilltari i Kuvendit komunal të Gucisë Asdren Çelaj. Koalicioni “SHQIPTARËT BASHKË PËR GUCI” përfaqësohet me 7 këshilltarë në kuvend.

Lexo më shumë