1. Astenjiherë, në asnji legjislaturë, prej nga 2006-ta, qyshce kur Mali i Zi doli shtet më vete, i pavarur e sovran, dhe me ndihmen e shqiptarëve, “Malësitë e Veriut”: Plava e Gucia, Rrozhaja etj. nuk kanë pasë deputetë shqiptarë nga partitë shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, trojenik në këto zona etno-historike, administrative e elektorale, sikurse kanë partitë malazeze, serbe, boshnjake, etj. Kjo është e mbetet një gjeostrategji e gabuar, e damshme, e vonuar, antidemokratike e politikës shqiptare, e partive shqiptare në Malin e Zi. Partitë politike shqiptare kanë…
Lexo më shumëGazeta e Firences (1834) / Shqiptarët – Portës së Lartë : Taksa do të paguhet vetëm kur të plotësohen këto kushte !
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Gusht 2020 “La Gazette de France” ka botuar, të dielën e 16 shkurtit 1834, në faqen n°3, shkrimin e “Gazetës së Firences” në lidhje me kërkesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : — Gazeta e Firences njofton se shqiptarët i kërkojnë Kostandinopojës që : 1° qeveria e vendit të tyre t’u besohet individëve të zgjedhur nga përfaqësuesit e krahinës; 2° mallrat (pronat) e konfiskuara nga Ali-Pasha…
Lexo më shumëVIRUSI KOVIDIAN I MOS-BASHKIMIT E KA PREK POLITIKËN SHQIPTARE NË MALIN E ZI
Washington, 8 prill 2014. Kur kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ishte për vizitë pune në Shtëpinë e Bardhë, iukërkua nga Zëvendëspresidenti Joe Biden, kandidati i sotëm përPresident i Amerikës dhe nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, aktualisht dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme nëKongresin Amerikan, që t’i mirëzgjidhte kërkesat e problematikat e shumta të Shqiptarëve në Malin e Zi, ai ishtedakord. Krejt dakord. Veçse, me sa më kanë thanë, kishte njëkusht. Të vetmin kusht. Përafërsisht kështu. Kësisoj: Tëmblidhen të gjitha partitë politike shqiptare së bashku e të mëparaqesin një listë të vetme me kërkesat e tyre…! Natyrisht, Krajl Nikolla i Riu, Milo Gjukanoviçikryeministër e president i Malit të Zi në dy shekuj, edhe prejvetit, por kryesisht e detyrimisht prej faktorëve gjeo-politik-diplomatik euro-atlantik, ballkanik, panshqiptar, ua plotësoi disakërkesa, i kreu disa zgjidhje problemesh, por jo gjithnji, jopërgjithnji, jo të gjitha, se ky “dekan i politikës ballkanike” ua di“sëmundjen e keqe” Shqiptarëve në Malin e Zi. Sëmundjen e keqe, kancerogjene: Mos-Uniteti. Mos-Bashkimi…! Edhe kur “virusi kovidian” i përçamjes ndërshqiptare, imos-bashkimit nacional e politik, nuk i prek randshëm me aspiratorim partitë politike shqiptare në Malin e Zi, Gjukanoviçiua gjen “shiringën” me njerëzit e Shtetit e të Kabinetit të VetQeveritar, kurse Ne-Shqiptarët e Ilirikut e Dy Anëve tëAtlantikut, ende nuk po e gjejmë “vaksinën e shpëtimit të kësajsëmundjeje nacionale”. N’msa për Sars-2/ Kovid-19 (!) Kjo e keqe përbrenda Nesh, edhe kësaj here, doli sheshit.Edhe kundër Gentit e Teutës, Balshajve, Buzukut, Jakup Ferrit, Çun Mulajt, Ded Gjo Lulit, Mujo Ulqinakut, Cafo Beg Ulqinit, Esad Mekulit…Dhe të sotmëve: Mark Gjonit…Ali Dacit.Kundër çdo shqiptari atdhetar nga Bregdeti Adriatik Mesëm nëAlpet Shqiptare (Bjeshkët e Bekuara), në Ballkan e Europë e deri në Amerikë. Sepse, prapë Shqiptarët e Malit të Zi, partitë e tyne politike, nuk po dalin me nji Listë të Vetme, po janë nda e përça në dygrupime politike elektorale, janë kthye mbrapa, tek VitiElektoral 2012 e 2016…! Sepse, disa-sish, shumë-sish nga rraca e politikanëve: janëmbrapsht, janë mbrapa, janë në mbrapshti, prej “Kovidit Politik” të pjellës së vet politike e të mbarsjeve të kahershme e derisotmepolitike kundërshqiptare krajlnikolliane e gjukanoviçiane: janëkthye mbrapa, tek Viti Elektoral 2012 e 2016…! Zoti i Ndihmoftë! Amin! Ramiz LUSHAJ
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA SELIMAJ
Me pikëllim te thellë njoftojmë miqtë shokët dhe te afërm se në New York ne moshën 29 vjeçare u nda nga jeta papritmas me i dashuri ynë LIRIDON (BALI) SELIMAJ 18 Dhjetor 1990- 28 Korrik 2020 Funerali për te ndierin do te mbahet me datën 31 Korrik 2020 duke filluar nga ora 11 paradite gjerë në 6 pasdite, F. Ruggiero & Sons Funeral: 732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 10704 Trupi i te ndierit do te përcillet ne varrezat te shtunen me 1 Gusht 2020 ne ora 10;30AM: Adresa e varrezave…
Lexo më shumëKëshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi : URIME KURBAN BAJRAMIN!
Të dashur bashkëkombës, Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për festën e madhe të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me begati, besim, dashuri, tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të sinqertë dhe më të afërt zemrës tuaj. Kjo festë është simbol i bamirësisë dhe sakrificës së çdo gjëje të përkohshme, prandaj uroj që zemrat tona, dita ditës, ta aplikojnë më shumë aktin e ofrimit të…
Lexo më shumë