Sipas burimeve të portalit Plava dhe Gucia Sot, merr vesh qe është arrit koalicioni parazgjedhor mes subjekteve politike shqiptare ne Guci.
Lexo më shumëNë Mal të Zi 92% më pak turistë
Më Mal të Zi, në mesin e sezonit turistik janë të regjistruar vetëm rreth 15.000 turistë, që është 92 për qind më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat të Organizatës turistike nacionale. Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që të tërheqin vizitorët, por situata nuk ka përmirësim. Mbyllja e kufijve me vendet fqinje dhe kufizimet për hyrjen e vizitorëve nga disa vende evropiane, e kanë mbytur edhe atë shpresë të pakët për një sezon sadopak normal turistik.…
Lexo më shumëL’UNIVERS (1880) / PREMTIMI I ALI PASHË GUCISË NDAJ ULQINAKËVE
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2020 “L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Shqipëri Raguzë, 11 nëntor. Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor : “Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë. Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë,…
Lexo më shumëTre vjet nga inaugurimi i Shtëpisë se Kulturës në Vuthaj:
Më 2 Gusht 2017 ne mënyrë solemne u be inaugurimi i Shtëpisë se Kulturës ne fshatin Vuthaj të komunës së Gucisë. Ishte pikërisht nisma e disa vuthjanve qe jetojnë ne SHBA qe e beri te mundur jetësimin e kësaj vepre madhështore për vendlindjen e tyre. Nga një objekt i lënë pasdore dhe gërmadhë sot ky objekt infrastrukturor është shndërruar ne një oazë ku po shkruhet historia e re e Vuthajve. Shtëpia e Kulturës është një dhuratë për vendlindjen nga bijtë e saj ne mërgim të cilët tubuan mjete që kjo vepër të…
Lexo më shumëU mbajt në Vuthaj në mënyrë simbolike tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”
Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci, u mbajt në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”. Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë, Shoqëria Kulturor Artistike “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest. Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i monografisë së autores së re, Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet SHKA Maja e Karanfilit”. Përpos organizatorëve dhe vendasve, prezent ishin edhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj. (malesia.org)
Lexo më shumë