30 vjet nga lirimi i Adem Demaçit

Sot mbushen 30 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi. Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë. Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje…

Lexo më shumë

Në Plavë edhe një rast i ri i diagnostifikuar me virusin Covid-19

Situata epidemiologjike e shkaktuar nga virusi Covid-19 në Mal të Zi, momentalisht është stabile, e volitshme dhe nën kontrollë. Janë regjistruar edhe tri raste të reja të diagonstifikuara me virusin Covid-19, një prej të cilave në Plavë. Të dhënat e Institutit të shëndetit publik, tregojnë se në 183 mostrat e testuara të laboratorët e mikrobiologjisë molekulate të Institutit gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar tri raste të reja të prekura me virusin Covid-19: në Tuz – 1, në Nikshiq – 1 dhe në Plavë –…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA DALIPI

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin se sot në New Jersy ne moshën 61 vjeçare ndërroj jete më i dashuri ynë SELAJDIN DALIPI 30 Tetor 1959-19 Prill 2020 (dhëndri i Sadri Shpenit Hasangjekaj) Duke pas parasysh gjendjen aktuale me pandemi ceremonia e varrimit do të bëhet në përputhje me ligjin për ndalimin e tubimeve. Të pikëlluar bashkëshortja Zoja, djali Albani dhe vajza Arelta si dhe familja gjerë Dalipi nga Kosova. Për çdo informacion thirrni +1 (917) 656-8350 (Sadriu). Familjes  Delipi i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Lexo më shumë

Shërbimet komunale në Komunën e Gucisë dhe ndërmarrjet private me përkushtim të plotë i kryejnë detyrat dhe punët e përditshme edhe në kushte të epidemisë së virusit Covid-19

Guci – Shërbimet komunale dhe ndërmarrjet private, këto ditë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë janë duke i kryer punët dhe detyrat, e të gjitha me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 në territorin e Komunës së Gucisë, por edhe të zbutjes së pasojave të shkaktuara me këtë epidemi. SHPK “Veprimtaritë komunale” dhe Shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Gucisë, janë duke paraqitur shembull të mirë të bashkëpunimit në veprimet e përbashkëta në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Në ditët e kaluara, ata shumë herë…

Lexo më shumë

Më se gjysma e rasteve të prekura me virusin Covid-19 në Mal të Zi, janë nga Podgorica

Gjendja epidemiologjike në Mal të Zi e shkaktuar nga pandemia Covid-19, është nën kontrollë të vazhdueshme nga organet relevante kompetente të Qeverisë. Ditëve të fundit, pothuajse është stabile sepse numri i rasteve të reja me koronavirus është i vogël. Deri më tani me virusin Covid-19 janë të prekura 12 komuna, në të cilat janë të regjistruara 308 raste, më se gjysma e tyre (160 sish) janë nga Podgorica. Të dhënat e Institutit të shëndetit publik konfirmojnë se në 298 mostrat e testuara në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare të Institutit, gjatë…

Lexo më shumë