Mali i Zi në përballje të përditshme drejt fitores ndaj pandemisë Covid-19

Për faqen e Portalit “Plava e Gucia Sot” Shaban Hasangjekaj Situata epidemiologjike në Mal të Zi është e volitshme, stabile dhe nën kontroll të plotë dhe se prej ditës në ditë është në përparim dhe përmirësim të dukshëm. Më se dy të tretat e të infektuarve janë shëruar, e numri i rasteve të reja të prekura me koronavirus është minimal. Edhe numri i të vdekurve të infektuar me virus është i vogël. Regjimi i kushteve jetësore të qytetarëve në karantinë në ca vatra të infektimit është në heqje e sipër.…

Lexo më shumë

Pejë, arrestohen shoferët e mauneve me fotot e Putinit dhe Karaxhiqit

Policia Rajonale e Pejës, ka konfirmuar se sot ka arrestuar shoferët e dy maunave me targa të Serbisë. Në njërën prej maunave ka qenë fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e në maunën tjetër fotografia e Vuk Karaxhiqit. “Sot pasdite janë ndaluar dy maune nga zyrtarët policorë të Pejës. Vozitësit janë shoqëruar në Stacion Policor, ku janë duke u intervistuar”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi. Mësohet se maunat kanë qenë të ngarkuara me mazut dhe ngarkesa ka qenë e porositur nga një kompani derivatesh, por se…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht dekretin e presidentit Thaçi për qeverinë e re

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, Avdullah Hoti, duke i dhënë të drejt Lëvizjes Vetëvendosje. Gjykata Kushtetuese vendosi sot, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër. LDK kishte dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkesa është që zgjedhja e Qeverisë së re…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: DIASPORA DERI TANI KA DËRGUAR AFRO 700 MIJË EURO PËR TA LUFTUAR COVID19

Diaspora i ka dërguar deri më tani afro 700 mijë euro për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se deri më tani janë mbledhur saktësisht 693 mijë e 776 euro. “Po ashtu është një adresë për diasporën tonë që ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë kohë pandemie. Deri më tani shuma e mbledhur nga donacione vullnetmira që vijnë nga jashtë por edhe nga brenda Republikës së Kosovës është 693 mijë e 776”, tha Kryeziu.   Ai ka…

Lexo më shumë

Federata e Malit të Zi: Asnjë klub s’na i ka kërkuar paratë e UEFA-s

Sekretari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Momir Gjurgjevac, ka thënë se asnjë klub malazias nuk ka kërkuar që të përfitojë nga ndihmat që UEFA i ka ndarë për Federatën, duke thënë se kjo çështje as nuk mund të diskutohet. Ndihmat e ofruara nga UEFA në vlerë prej 4.3 milionë euro kanë sjellë sërish në pah mosmarrëveshjet mes disa klubeve dhe Federatës së Futbollit në Kosovë, transmeton Gazeta Express. Përderisa disa klube kanë kërkuar që një pjesë e atyre parave t’u ndahen edhe atyre shkaku i dëmeve financiare…

Lexo më shumë